• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KULTIVIM KANABISI NË POLIÇAN E SKRAPAR/ Arrestohen 3 persona, sekuestrohet 1 pushkë
Home
Aktualitet
Kronikë

KULTIVIM KANABISI NË POLIÇAN E SKRAPAR/ Arrestohen 3 persona, sekuestrohet 1 pushkë

19 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Poliçanit dhe Skraparit kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë aksionit janë arrestuar tre persona të dyshuar si autorë të tentativës për kultivim, është sekuestruar një armë zjarri pushkë, si dhe është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Poliçan dhe Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatrat Barçë, Skrapar dhe Tomor, kubikë ku ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan dhe në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit: S. H., 47 vjeç, dhe Y. H., 38 vjeç, banues në fshatin Braçë, pasi në tokat në pronësi të tyre u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa;

Sh. B., 40 vjeç, banues në fshatin Tomorr, Poliçan, pasi në një miniserë në ambientet e banesës së tij u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe u sekuestrua dhe një armë zjarri pushkë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe kryeplaku i fshatit Barçë, shtetasi A. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MARRËDHËNIET MES PD DHE LSI JANË FTOHUR"/ Zheji: Basha habiti dhe Ramën me rezultatin e 25 prillit
Previous article "PËR NJË MOMENT MENDOVA SE..."/ Shqipja nuk e kursen ironinë për ish-konkurrentët e “Për’puthen” (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT