Në rrugët e Shqipërisë mund te shohësh çudira nga më të ndryshmet, ndaj çdo ditë ndodhin tragjedi, për të cilat shpeshherë qytetarët dhe opinioni fajësojnë qeverinë dhe policinë.
Por rrallëherë ndodh që e gjithë shoqëria të bëhet bashkë, për të fajësuar dhe krijuar presion mbi papërgjegjshmëritë e atyre që nuk zbatojnë as edhe rregullat më minimale të qarkullimit rrugor.
Mediat publikojnë çdo ditë lajme për drejtues mjetesh që udhëtojnë me shpejtësi skëterrë jashtë normave të lejuara, ecin kundravajtje në autostradë, apo drejtojnë makinat në gjendje të dehur apo të droguar.
Në Durrës, psh, e fundit jo vetëm qe të habit por edhe të trondit. Në shkrepjen e meposhtme shihet një qytetar që po udheton me motorr, e pas tij është edhe vajza qe qendron në këmbë pa asnjë masë që mund ta mbrojë!