• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KULLAT NË SELINË E PD/ Sekretari i Përgjithshëm kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës. Katër pyetje mbi projektin
Home
Politikë

KULLAT NË SELINË E PD/ Sekretari i Përgjithshëm kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës. Katër pyetje mbi projektin

17 January, 2022 F.autor Politikë

Pas lajmeve të publikuara se në territorin e selisë blu do të ndërtohen tre kulla, Sekretari i Përgjithsëm i PD, Gazment Bardhi i është drejtuar me një shkresa  bashkisë së Tiranës, ku i kërkon informacion në lidhje me këtë projekt.

SHKRESA E PD DREJTUAR BASHKISE

Në datën 13.01.2022, media bëri publike një ide projekt ku parashikohej ndërtimi i tre kullave, pikërisht në territorin ku ndodhet selia qëndrore e Partisë Demokratike. Në mungesë informacioni mbi këtë projekt, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës, ku kërkon që t’i vihet në dispozicion një informacion të plotë dhe të detajuar, për sa më poshtë:

  1. Kur është dorëzuar zyrtarisht projekti “Four Freedoms Park” pranë Bashkisë Tiranë, dhe kush kanë qenë propozuesit/financuesit e këtij projekti? A ka pasur gjatë ditëve të fundit një përpjekje nga propozuesit e projektit apo persona të tjerë për riaktivizimin e këtij projekti?
  2. Cila ka qenë procedura e ndjekur nga Bashkia Tiranë lidhur me trajtimin e këtij projekti? A ka pasur një prezantim të këtij projekti pranë zyrave të Bashkisë Tiranë? Nëse po, kush kanë qenë pjesëmarrësit privatë dhe institucionalë gjatë këtij prezantimi? Kujt i është njoftuar ky projekt deri më tani?
  3. A ka pasur një vendimmarrje lidhur me këtë projekt? Nëse po, ju lutem të na vini në dispozicion aktet përkatëse, duke na sqaruar edhe cili është statusi aktual i këtij projekti dhe nëse sipas rregullave në fuqi të planifikimit të territorit a lejohet ndërtimi në zonën e propozuar?
  4. Ju lutem, na vini në dispozicion praktikën e plotë shkresore që disponon Bashkia Tiranë lidhur me projektin “Four Freedoms Park”, nga momenti i dorëzimit të tij deri në datën e marrjes së kësaj kërkese.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZHI I FORTË/ Yuri Kim: Të refuzojmë dhunën në politikë!
Previous article "E SOLLËN EMIGRANTËT"/ Mjekja e ISHP-së zbulon 3 zonat që janë vatrat kryesore të Omicron në vendin tonë

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT