• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
KULLAT E VERIUT DREJT RESTAURIMIT/ Gonxhja: Brenda 2027 kalojmë te investimet, synimi t’i kthejmë në bujtina e muze
Home
Kulturë

KULLAT E VERIUT DREJT RESTAURIMIT/ Gonxhja: Brenda 2027 kalojmë te investimet, synimi t’i kthejmë në bujtina e muze

7 September, 2026 s.autor Kulturë

Kullat karakteristike të Veriut pritet të hyjnë në një fazë të re restaurimi dhe rijetëzimi. Lajmin e konfirmoi ministri i Kulturës Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjete sociale ku tha se Programi Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave të Veriut, po finalizohet në bashkëpunim me GIZ dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, me objektivin që brenda vitit 2027 të kalohet nga faza e evidentimit dhe projektimit te investimet konkrete për restaurimin dhe rijetëzimin e tyre.

Një nga proceset që po ecën paralelisht është formalizimi i pronësisë së kullave. Sipas Gonxhes, deri tani janë trajtuar 697 raste në Dibër, Shkodër, Lezhë dhe Kukës, në mënyrë që objektet që do të përfshihen në program të kenë bazën e nevojshme juridike për trajtim dhe financim.

Nga këto raste, 180 kanë përfunduar me vendim ose janë pajisur me certifikatë pronësie, 50 raste rezultojnë të certifikuara më parë, 73 janë në pritje të plotësimit të dokumentacionit, 175 raste të tjera rezultojnë pa aplikim, ndërsa 6 janë në proces afishimi.

Paralelisht ka nisur edhe përgatitja teknike e ndërhyrjeve. Në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit Politeknik të Tiranës janë hartuar 28 projekte konceptuale restaurimi, të cilat do të shërbejnë si modele për ndërhyrjet konkrete.

Sipas ministrit, hapi i radhës do të jetë përcaktimi i listës së objekteve prioritare. Fillimisht do të përzgjidhen 64 kullat me status Monument Kulture, kullat që janë në rrezik, si edhe ato për të cilat procesi i pronësisë ka përfunduar ose është pranë përfundimit.

Për këto objekte do të parashikohet mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore, me fokus restaurimin e plotë dhe rijetëzimin e tyre. Synimi, sipas Gonxhes, është që krahas restaurimit, kullave t’u jepet edhe një funksion konkret, si bujtina, agroturizme, muze apo qendra mikpritjeje, në mënyrë që investimi të gjenerojë aktivitet ekonomik dhe turistik.

Postimi i plotë i Gonxhes

“Tjetër lajm i mirë për trashëgiminë dhe zhvillimin e Veriut të Shqipërisë! Së bashku me GIZ dhe ASHK po finalizojmë Programin Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave, me synimin që brenda vitit 2027 të kalojmë nga evidentimi dhe projektimi në investime konkrete. 697 raste pronësie të trajtuara në Dibër, Shkodër, Lezhë dhe Kukës; 28 projekte konceptuale restaurimi, hartuar me Fakultetin e Arkitekturës të UPT-së; 64 kulla me status Monument Kulture në fokus të prioritizimit. Kullat do të restaurohen dhe rijetëzohen me funksione të reja si bujtina, agroturizme, muze dhe qendra mikpritjeje, duke ruajtur trashëgiminë tonë e duke krijuar mundësi të reja për ekonominë dhe turizmin lokal. Nga kujtesa historike, në asete të gjalla të zhvillimit të Veriut” shkroi Gonxhja në rrjete sociale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article WHATSAPP HEQ PIN-in 6 SHIFROR/ Ja çfarë duhet të ndryshoni në cilësime për të mbrojtur llogarinë
Previous article REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

s.autor

Postime të ngjashme

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D' Kulturë

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D'

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema! Kulturë

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të Kulturë

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT