• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Kukësi “humbet” traditën, 4 muaj pa fitore ne “Zeqir Ymeri”
Home
Futboll

Kukësi “humbet” traditën, 4 muaj pa fitore ne “Zeqir Ymeri”

6 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

“Fusha nuk përbën problem. Skuadra ka gjashtë vjet që luan këtu dhe vitin e kaluar fitoi titullin. Tashmë objektivi është që të rikthejmë traditën, kur ekipet udhëtuese e kanë të vështirë të marrin pikë në Kukës.”

Edhe pse ka vetëm pak javë në krye të Kukësit, Peter Pacult e ka të qartë se problemi më i madh i skuadrës është ecuria në shtëpi. Rezultatet jo të mira në “Zeqir Ymeri” janë handikapi më i madh në këtë sezon. Fitoret e munguara në shtëpi kanë ndikuar në distancën prej 11 pikësh nga kryesuesit e Skënderbeut. Nëse gjatë edicionin e kaluar stadiumi në Kukës ishte fortesa e verilindorëve drejt titullit, tashmë suksesi mungon prej afro katër muajve. Fitorja e fundit e Kukësit në kampionat përballë publikut të vet është ajo e 16 Tetorit 2017, kur në drejtimin e ish-trajnerit Milinkovic kampionët në fuqi mposhtën 4-2 Teutën.

Prej asaj ndeshje nisi ecuria larg pritshmërive. Asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit, me skuadrën që ka barazuar përballë Vllaznisë dhe së fundmi me Flamurtarin, ndërsa është thyer nga Partizani dhe në mënyrë surprizë nga Lushnja e Luftëtari.

Megjithatë rikthimi i entuziazmit në skuadër dhe dora e trajnerit austriak, që ka nisur të duket në fushën e lojës, japin optimizëm, ndërsa tashmë duhet shfrytëzuar faktori fushë. Nisur nga dy sfidat e radhës me Kamzën në kampionat dhe mbi të gjitha me Tiranën në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Pesë ndeshje në shtëpi pa fitore në kampionat
29/10/17 Kukësi 2 – 2 Vllaznia
20/11/17 Kukësi 1 – 2 Partizani
09/12/17 Kukësi 1 – 3 Lushnja
22/12/17 Kukësi 1 – 2 Luftëtari
04/02/18 Kukësi 1 – 1 Flamurtari

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 9 milionë dollarë dëm shtetit/ Krimi Ekonomik arreston biznesmenin Sokol Lami
Previous article Një antieuropian në emër të Europës/ Viktor Orbán nuk është klon i Putinit

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT