Presidenti i Kukësit, Safet Gjici ishte në një lidhje direkte, në emisionin ‘Zona Gol’ në Supersport, ku foli për projektin e ndërtimit të stadiumit të ri. Gjici tha se ka paraqitur projektin pëer ndërtimin e një stadiumi me kapacitet 8-10 mijë vendësh, kostoja e të cilit do të jetë rreth 3-4 milionë euro.
“Ne kemi si suyni të ndërtojmë një stadium me një kapacitet prej 8-10 mijë vendësh, aq sa na lejon edhe terreni. Kostoja e tij do të jetë rreth 3-4 milionë euro, sepse ne do ta bëjmë vetë, për të eliminuar normën e fitimit, që mund të marrin firmat e tjera. Synojmë që aty të luajmë ndeshjet e Europa League-s”, tha Gjici.
Presidenti kuksian akuzoi edhe bashkinë e qytetit, se nuk i ka shlyer detyrimet që ka karshi skuadrës së futbollit, duke ia lënë të gjithë barrën atij.
Gjici u rikthye sërish te ndeshja ndaj Sherif Tiraspolit, kur Kukësi i dha fund aventurës europiane, duke u eliminuar në turin e parë të Champions League-s.
“Me atë ekip kemi qenë të pafat. Fillimisht kemi humbur atje dhe më pas humbëm 11 metërsh këtu, me Pejiç. Mendoj se ishim më të mirë dhe duhet të kualifikoheshim,


