Kryeminitri Edi Rama ka bërë një rikujtesë për të gjitha bizneset që do të hapen nga 27 prilli ku thekson se në vendin e punës duhet të disponojnë vërtetimin nga e-albania.al dhe protokollin përkatës të sigurisë.
“Task-forca ndërinstitucionale anticovid19 do të inspektojë dhe sanksionojë, në bazë të aktit normativ dhe të kodit penal çdo biznes që nuk do të ketë dokumentacionin përkatës, si edhe kushtet e përcaktuara nga protokolli”, thotë Rama.
Postimi i Ramës:
Kujtesë!
çdo biznes i lejuar për hapje duhet të disponojë në mjedisin përkatës vërtetimin nga ëëë.e-albania.al dhe protokollin përkatës të sigurisë, duke filluar nga e hëna 27 prill!
Task-forca ndërinstitucionale anticovid19 do të inspektojë dhe sanksionojë, në bazë të aktit normativ dhe të kodit penal çdo biznes që nuk do të ketë dokumentacionin përkatës, si edhe kushtet e përcaktuara nga protokolli


