Pasi nxorri “blof” Kryemadhin kur tha se nuk dinte gjë për kërcënimet e familjes, Ilir Meta duket se ka rënë “pre” e presionit mediatik për Balilin.
“Escobari I Ballkanit”, në intervistën me Artan Hoxhën para se të vetëdorëzohej u shpreh I bindur se Ilir Metën nuk e kishte takaur asnjëherë, as si kryetar të partisë që ai votonte as si President.
E gjitha kjo duket pak e vështirë duke qënë se Balili dhe familja e tij siguronin shumicën e votave për LSI-në në zonë.
Nga ana tjetër, I ftuar dje në “News 24”, Presidenti Meta u shpreh se mund ti ketë dhënë dorën.
E sigurt është, që nëse Balili do I kishte dhënë qoftë edhe dorën Metës do e kishte mbajtur mend gjatë si takim.
Kujt ti besojmë?
Çfarë tha Balili gjatë intervistës:
I pyetur për marrëdhëniet me Ilir Metën, edhe për faktin se Klement Balili ka qenë Drejtor i Transportit të Sarandës nga LSI, Balili ka mohuar të jetë takuar personalisht me kryetarin e LSI te asaj kohe, qoftë kjo edhe gjatë fushatës.
“Nuk jam takuar me Ilir Metën. Pjesëtarët e familjes po”. Kështu është shprehur Klement Balili në një intervistë dhënë gazetarit Artan Hoxha një ditë para dorëzimit të tij në polici.
Çfarë deklaroi Ilir Meta në studio:
“Unë nuk kam pas asnjë lidhje, por nuk mund të them që nuk i kam dhënë dorën. Por mund ta kisha takuar, pasi ai mund të prezantohej si kushëriri i Riglesit që ishte kandidati jonë, por unë nuk kam pas asnjë takim me të. Rigelsi është nipi i tij në mos gaboj. Unë nuk e kuptoj se çfarë lidhje mund të thuhej dhe çfarë mbështetje politike mund të këtë patur. Nuk kam patur një takim të veçantë. Për tu takuar mund të takohem siç takohem me çdo njeri tjetër. Momenti që ky person është vendosur nën një akuzë, unë kam qenë i pari që kam kërkuar mbledhjen e këshillit kombëtar dhe kam kërkuar arrestimin e tij.”, tha Meta ”, tha Meta.
Përgatiti: AlpeNews.al