• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUJDES/ Sot anulohen disa fluturime nga Rinasi! Ja pse
Home
Aktualitet

KUJDES/ Sot anulohen disa fluturime nga Rinasi! Ja pse

25 November, 2019 k.autor Aktualitet

Një grevë katër orëshe në aeroportet italiane që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme (25 nëntor) ka bërë që të anullohen disa fluturime nga Aeroporti i Rinasit drejt Italisë.

Avioni i Alitalia, që ishte parashikuar të fluturonte në orën 5.30 të mëngjesit të sotëm drejt Romës është anulluar. Po ashtu edhe drejtimi tjetër nga Roma në Tiranë. Pritet që të ketë anulime të tjera gjatë ditës edhe drejt Milanos, që prekin dhe Air Albania.

Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre, për shkak të një greve kombëtare nga disa operatorë të transportit në shtetin fqinj.

Si pasojë e grevës së datës 25 Nëntor, fluturimet nga/për TIA, që preken janë si më poshtë:

“Alitalia” AZ583 TIA-FCO dhe AZ584 FCO-TIA

“Air Albania”

ZB2001 TIA-FCO dhe ZB2002 FCO-TIA

ZB2003 TIA-MXP dhe ZB2004 MDP-TIA

Nga ana e tyre, aeroportet e Romës, Fumicino dhe Ciampino kanë njoftuar se si rrjedhojë e një greve 4 orëshe të njoftuar për në datën 25 nëntor, nga ora 13.00 deri në orën 17.00, fluturimet mund të shënojnë vonesa ose anulime.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Alitalia ka njoftuar se do të anulojë 137 fluturime për grevën e transportit ajror që është njoftuar nga disa sindikata, si rrjedhojë e grevës së kontrollorëve të ajrit. Kompania parashikon që 60% e pasagjerëve të arrijnë të fluturojnë po brenda datës 25 nëntor.

Nga 24 orë që ishte njoftuar në fillim, greva është reduktuar në 4 orë, pas urdhrit të dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve, pasi rrezikohej lëvizja e lirë e pasagjerëve, që është një e drejtë kushtetuese. Italia është përballur dhe me greva në autostrada në datat 24 dhe 25 nëntor. Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FSHATI I BËNJËS/ Destinacion turistik i Përmetit me bukuri të shumta
Previous article DIGJET MAKINA E GJYQTARIT ANDRI YMERI/ Policia ka identifikuar dy autorët dhe po punon për kapjen e tyre

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale... Aktualitet

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT