• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KUJDES PLAZH I RREZIKSHËM, MOS…”/ Porto Nova tërheq turistët e huajt: Jemi të mahnitur
Home
Destinacione

“KUJDES PLAZH I RREZIKSHËM, MOS…”/ Porto Nova tërheq turistët e huajt: Jemi të mahnitur

5 August, 2019 Lubjana.autor Destinacione

Edhe pse është quajtur apo cilësuar si një ndër plazhet më të rrezikshme, plazhi i Porto Novës është i mbipopulluar nga turistë vendas dhe të huaj, kryesisht ata me rrulota.  Ata që preferojnë këtë plazh më së shumti janë turistët Italianë dhe Gjermanë. Turistët shprehen të mahnitur nga bukuria e këtij plazhi pavarësisht rrezikshmërisë së tij.

‘Kujdes, plazh i rrezikshëm, mos notoni’! Kjo është tabela që të bie menjëherë në sy sapo hyn në plazhin e Porto Novos në Vlorë. Por, pavarësisht se është quajtur apo cilësuar si një ndër plazhet më të rrezikshme, plazhi i Porto Novës është i mbipopulluar nga turistët vendas e të huaj, kryesisht ata me rulota.

Më së shumti ata që zgjedhin këtë plazh për të kaluar ditët e tyre të pushimeve janë italianë dhe gjermanë. Ata shprehen se janë të mahnitur nga bukuria e këtij vendi.

“Jam Mateo dhe vij nga Italia po bej nje xhiro. Për të ardhur në Shqipëri i kemi rënë  nga Kroacia. Është një plazh i mrekullueshëm. Na e këshilluan. Këtu në Shqipëri kemi disa ditë dhe më pas të lëvizim në Mal të Zi, bullgari dhe më pas Itali” tha ai.

“Vijmë nga Ankona nga Italia. Kemi vizituar Greqinë, Maqedoninë, Bosnjën dhe ja ku jemi në Shqipëri. Kemi parë edhe Valbonën dhe ja ku jemi këtu në këtë plazh të bukur dhe të mrekullueshëm. Shqipëria më pëlqen shumë. Këtë vend nuk e njihnim. Është një plazh shumë interesant dhe i qetë. Çmimet janë shumë të lira. Jemi këtu prej 10 ditësh” tha një tjetër.

Plazhi i Porto Novës ndodhet vetëm 15 km larg qytetit të Vlorës. Është quajtur si një ndër plazhet më të rrezikshme për shkak të numrit të lartë të personave të cilët kanë humbur jetët në të. Sipas specialistëve kjo rrezikshmëri vjen nga dallgët e mëdha të cilat të tërheqin nën ujë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNIM/ Detyra e parë, sipas Lulzimit, kur të “fitojë” zgjedhjet
Previous article NË MUAJT E FUNDIT TË SHTATZËNISË/ Ja si duket gruaja e Ermal Fejzullahut (FOTO)

Lubjana.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT