• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUJDES PAMJE TË RËNDA! Vritet live gazetari radiofonik, qëllohet me dy plumba në transmetim
Home
Jetë

KUJDES PAMJE TË RËNDA! Vritet live gazetari radiofonik, qëllohet me dy plumba në transmetim

6 November, 2023 s.autor Jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Filipine!

Sipas mediave të huaja një gazetar është vrarë teksa ishte në transmetim të emisionit të tij radiofonik. Ai është qëlluar me dy plumba nga një person i cili i ka thënë se ishte dëgjues i rregullt i tij.  Pasi e ka vrarë autori i ka marrë nga qafa varësen e floririt. Pamjet tregojnë momentin kur Juan Jumalon qëllohet për vdekje ndërsa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele ndërsa Juan Jumalon, po realizonte programin e tij radiofonik nga shtëpia e tij dhe ishte në transmetim të drejtpërdrejtë edhe në rrjetin social Facebook. Personi i armatosur hyri në shtëpinë e prezantuesit duke thënë se ishte një dëgjues i rregullt i emisionit të tij dhe se kishte nevojë të bisedonte me të.

Sapo ai hyri në dhomën e shtëpisë që ishte përshtatur në një studio transmetimi autori qëlloi dy here mbi Juan Jumalon, 57 vjeç. Ai i ka marrë prezantuesit një varëse floriri që ai mbante në qafë dhe më pas ka marrë motoçikletën për t’u larguar.

Ka qenë bashkëshortja e prezantuesit që ka telefonuar menjëherë ambulancën dhe e ka dërguar atë në spital, por fatkeqësisht 57 vjeçari nuk i ka mbijetuar dot plagëve të rënda. Juan Jumalon ishte i njohur edhe si DJ Johny Walker në Filipine. Filipinet janë konsideruar prej kohësh si një ndër vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët.

Presidenti i vendit Ferdinand Marcos Jr ka dënuar ashpër sulmin dhe i ka kërkuar policisë që të arrestojë sa më parë autorin. Juan Jumalon është gazetari i 199 që vritet në Filipine që prej vitit 1986, kur demokracia u kthye sërish në këtë vend.

Posted by Radyo Bandera Sweet FM Antique on Saturday, November 4, 2023

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "THATË QË JAM PLAKUR..."/ Arjan Konomi bën ndryshimin drastik në pamje
Previous article "TË PAKTËN 20 MIJË PENGJE"/ Pritje e vështirë për familjarët e civilëve të rrëmbyer në Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT