• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
KUJDES/ Këto janë janë 5 llojet e njerëzve, të cilëve nuk duhet t’iu besoni kurrë
Home
Lifestyle

KUJDES/ Këto janë janë 5 llojet e njerëzve, të cilëve nuk duhet t’iu besoni kurrë

2 January, 2021 Delo.autor Lifestyle

Ne jo gjithmonë arrijmë të identifikojmë njerëz, të cilëve mund t’u besojmë në jetën tonë, por njerëzit e pabesueshëm, megjithëse janë të mirë në fshehjen e qëllimeve të tyre të vërteta, shpesh shfaqin lloje specifike të sjelljes.

Më poshtë po rendisim 5 llojet e njerëzve që nuk duhet t’u besojmë, të cilët nuk kanë qëllimet më të mira ndaj nesh. Lexoni me kujdes!

1. Njerëzit fallco

Njerëzit e mirë dhe spontanë janë të gatshëm t’ju besojnë, duke treguar të metat dhe cenueshmërinë e tyre. Njerëzit fallco janë më të interesuar të tregojnë një sharm që nuk është i vërtetë për të fituar admirimin dhe besnikërinë tuaj, veçanërisht në momentet kur ata bëjnë gjëra të gabuara. Mos i besoni dikujt që vlerëson sharmin ose pamjen fizike më shumë sesa ndershmërinë.

2. Njerëzit të cilët nuk kanë ndjeshmëri

Njerëzit që nuk kanë ndjeshmëri nuk janë në gjendje ta vendosin veten në vendin e një personi tjetër për t’u përpjekur t’i kuptojnë gjërat nga një këndvështrim tjetër. Prandaj, ata priren të jenë arrogantë dhe intolerantë. Ata përqendrohen vetëm te vetja dhe interesat e tyre personale, duke mos marrë kurrë parasysh se si veprimet e tyre ndikojnë te të tjerët. Bëni kujdes, mos u besoni këtyre njerëzve.

3. Njerëzit të cilët nuk respektojnë privatësinë e të tjerëve

Ka shumë njerëz që nuk respektojnë privatësinë e njerëzve të tjerë. Një shembull janë njerëzit që u tregojnë sekretet e miqve të tyre të tjerëve.

Ju mund të jeni të sigurt se nëse dikush ndan intimitetin e njerëzve të tjerë me ju, i njëjti person do të komentojë për intimitetin tuaj me të tjerët. Ne nuk duhet t’i besojmë dikujt që ekspozon plotësisht jetën private të të tjerëve.

4. Njerëz narcizistë

Narcizistët duan të jenë në qendër të vëmendjes dhe në çdo kohë ata duan të lartësohen dhe vlerësohen. Ata do t’ju afrohen dhe do t’ju komplimentojnë për përpjekjen për t’ju vendosur në rrethin e tyre të ngushtë. Por kur gjërat shkojnë keq, ata do t’ju fajësojnë për gabimet e tyre, do t’ju bëjnë të merrni të gjitha pasojat dhe të dilni si viktima të situatës. Këta njerëz thjesht duan të kënaqin egon e tyre dhe nuk janë aspak të besueshëm.

5. Njerëz të pavendosur ose të paqëndrueshëm

Asnjëherë nuk e dini se cilat do të jenë synimet e këtyre njerëzve. Nuk dihet nëse ata janë në anën tuaj ose nëse duan dëmin tuaj. Eshtë e pamundur të vendosni një marrëdhënie të shëndetshme me këta njerëz, sepse nuk ka siguri, vetëm dyshime dhe pyetje.

Këta njerëz ndryshojnë mendje brenda një nate, dhe mund të përfundojnë duke ju lënë kur ju keni më shumë nevojë për ta. Nuk ka besim apo reciprocitet në këtë lloj marrëdhënieje, prandaj largohuni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË MIRË BURGUN SE GRUAN"/ Burri thyen arrestin shtëpiak dhe shkon vetë në polici
Previous article ËSHTË PJESË E MARRËVESHJES SË TREGTISË ME BE/ Programi Erasmus: Britanikët mbështesin vetëm studentët e tyre

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA "GENESIS" DREJT NJË KAPITULLI TË RI/ Tayna surprizon me vendimin pas turneut veror Gossip

NGA "GENESIS" DREJT NJË KAPITULLI TË RI/ Tayna surprizon me vendimin pas turneut veror

"MË LININ TE SHKALLËT E RADIOS"/ Silva Gunbardhi zbulon si nisi lufta për një vend në muzikë Gossip

"MË LININ TE SHKALLËT E RADIOS"/ Silva Gunbardhi zbulon si nisi lufta për një vend në muzikë

BIG BROTHER VIP ALBANIA NIS MË HERËT SE PRITEJ/ Ledion Liço jep sinjalin e parë Gossip

BIG BROTHER VIP ALBANIA NIS MË HERËT SE PRITEJ/ Ledion Liço jep sinjalin e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT