• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KUJDES, KA GAZETARË”/ Kamerat kapin momentin kur Macron i jep Bidenit lajmin e keq
Home
Nderkombetare

“KUJDES, KA GAZETARË”/ Kamerat kapin momentin kur Macron i jep Bidenit lajmin e keq

28 June, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai francez Emmanuel Macron po bisedonin për krizën e naftës, por për fat të keq biseda e tyre “u kap mat” nga kamerat.

Edhe pse këshilltari i Bidenit për sigurinë kombëtare, Jake Sulivan paralajmëroi liderët për gazetarët, ishte shumë vonë pasi fjalët e Macron ishin dëgjuar.

Biden dhe Macron po flisnin për krizën e naftës ndërsa ishin vetëm disa metra larg gazetarëve. Kur këshilltari i Biden pa gazetarët duke filmuar në atë moment, e ndërpreu menjëherë Macronin dhe i tha: Kujdes, kamerat po regjistrojnë. Ndoshta duhet të vazhdoni brenda.

Edhe pse liderët e ndërprenë fjalimin e tyre disa nga fjalët e Macron ishin dëgjuar.

Sipas New York Post, lideri francez iu referua një takimi që pati me liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan.

“Unë fola në telefon me të. Ai më tha dy gjëra. E para është kapaciteti maksimal i prodhimit dhe e dyta çmimi. Sauditët mund ta rrisin çmimin pak më shumë, por ata nuk kanë kapacitet, të paktën për një periudhë gjashtë mujore nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim.”

Këto ishin fjalët e Macron që u dëgjuan dhe nga gazetarët.

Lajmi i dhënë nga Macron u interpretua si “lajm i keq” në shtypin amerikan. Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite muajin e ardhshëm, presidenti Biden pritej të takohej me zyrtarë arabë dhe të merrte hapa për të ndihmuar në zbutjen e rritjes së çmimit të naftës që lidhet me pushtimin e Ukrainës. Rritja e çmimeve të naftës në SHBA po kontribuon në inflacionin më të keq që nga viti 1981, ndërsa ul votën e besimit të Presidentit Joe Biden.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUA TË TË DHUROJ 720 MIJË EURO..."/ Vlonjati bie pre e mashtrimit në internet, paguan 20 mijë euro…
Previous article PAMJET/ Evi Reçi dhe Kledi Hysa zyrtarizojnë lidhjen? Këngëtarja shfaqet në Austri

F.autor

Postime të ngjashme

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT