Një person është gjetur i pajetë pasditen e sotme. Policia pas verifikimeve tha se kufoma i përket shtetasit M. S., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili është larguar nga banesa në datën 4 Maj 2020.
Në qytetin bregdetar bën me dije se viktima është i dekompozuar dhe quhet Martin Seleni.
Viktima është gjetur në një banesë të braktisur në lagjen “1 Maj”.
Grupi hetimor paraprakisht dyshon se vdekja e të riut ka ardhur pasojë e konsumit të lëndëve narkotike.
Vlorë, informacioni i Policisë:
Rreth orës 17:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një banesë të braktisur është gjetur një kufomë e seksit mashkull, gjysmë i dekompozuar.
Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Nisur nga verifikimet e kryera, Policia ka bërë identifikimin e kufomës që i përket shtetasit M. S., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili është larguar nga banesa në datën 4 Maj 2020.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të humbjes së jetës së 34-vjeçarit, ku paraprakisht dyshohet si pasojë e konsumit të lëndëve narkotike.


