• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUFIRI DETAR ME GREQINË/ Rama: Negociatat u ndërprenë kur erdhi Mitsotakis, grupi i punës do riformatohet
Home
Politikë

KUFIRI DETAR ME GREQINË/ Rama: Negociatat u ndërprenë kur erdhi Mitsotakis, grupi i punës do riformatohet

29 August, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Nga Shijaku ku ishte për të parë nga afër procesin e rindërtimit, kryeministri Edi Rama u shpreh se grupi negocitor me Greqinë për delimitimin e kufirit detar (jo zgjerimin me 12 milje) do të ndryshojë për t’u riformatuar.

Kreu i ekzekutivit shqiptar theksoi se negociatat me Athinën për cështjet e vjetra mes të cilave edhe delimitimin e kufirit detar u ndërprenë kur erdhi në pushtet qeveria e re e Mitsotakis dhe për këtë arsye grupi i punës duhet të riformatohet, proces që sipas tij kalon nga Presidenti Meta që duhet të aprovojë listën me emrat.

Akuzat kundër tij nga opozita, por edhe presidenti, Edi Rama i cilësoi si histori të poshtër dhe qesharake.

“Me grandin e Greqisë që është vonuar mund të jetë ushqim për konsipiracionin e madh të detit, ndërkohë që është për të vënë duart në kokë, që ka njerëz që mund të besojnë që ata që e firmosën atë marrëveshjen e famshme që ne e refuzuam dhe Kushtetuesja e rrëzoi, na i kanë dalë tani detit në mbrojtje nga ne. Nuk ka një marrëveshje, nuk është arritur.

Negociatat janë ndërprerë që kur ndryshoi qeveria në Greqi, edhe grupi negociator duhet të riformatohet dhe riformatimi kalon edhe përmes presidentit të Republikës, që duhet ta aprovojë, që do të thotë se të thuash sot bëj transparencë për dicka që nuk ekziston është qesharake dhe e poshtër, shumë e poshtër.

Megjithatë jam i bindur se ky popull është shumë i mençur dhe kush e merr për budalla e pëson edhe kjo është një arsye se do ta pësojë shumë keq në raport me popullin ata që po e bëjnë përsëri për budalla me këtë historinë e detit” tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESFUSHORI KONFIRMON LARGIMIN NGA INTER/ Borja Valero: Ka qenë një nder të vishja këto ngjyra
Previous article HISTORIKE/ Lirim Zendeli fiton Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 3!

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

PROTESTA/ Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, studentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Polici e krimit! Aktualitet

PROTESTA/ Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, studentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Polici e krimit!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT