• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUFIJTË/ Thaçi: Fati i marrëveshjes Kosovë-Serbi do të vendoset me referendum
Home
Rajon

KUFIJTË/ Thaçi: Fati i marrëveshjes Kosovë-Serbi do të vendoset me referendum

7 September, 2018 F.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha mbrëmjen e kësaj të enjte në “Opinion”, në Tv Klan, se qytetarët e Kosovës do të vendosin për fatin e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi me anë të një referendumi.

“Marrëveshje që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e koordinuar 100 përqind me SHBA-të dhe BE-në. Dhe ajo marrëveshje do të bartet jo vetëm nga një individ, por përmes parlamentit të Kosovës dhe në fund apo paraprakisht do të ketë referendum. Qytetarët e Kosovës do ta vendosin vetë marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe pyetja do të jetë shumë e thjeshtë: Jeni që Kosova të anëtarësohet në NATO, BE, OKB dhe institucione ndërkombëtare duke respektuar marrëveshjen Kosovë-Serbi për njohje reciproke? Po, Jo?”, tha Thaçi, duke folur për një shembull të ngjashëm me Maqedoninë, e cila pritet të votojë në një referendum marrëveshjen për emrin me Greqinë.

“Aktualisht jemi në një konflikt të ngrirë, jemi në një ‘status quo’ që për mua shënon regres, ne duhet të lëvizim drejt një progresi dhe një marrëveshjeje konkrete. Është një proces shumë i ndjeshëm. A jam optimist për marrëveshje? Jam shumë pak, sepse është një problem më shumë se 1 shekullor, një armiqësi dhe urrejtje shumë e gjatë. Por ajo marrëveshje është e nevojshme dhe e domosdoshme. Për mua si President i vendit nuk është e mjaftueshme të jemi të lirë dhe të pavarur, qëllimi është anëtarësimi në NATO dhe BE. Edhe Serbia është e bllokuar në rrafshin e integrimeve”, tha Thaçi, duke shtuar se duhet një njohje reciproke e dy vendeve dhe integrim i Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Thaçi tha se, as ai dhe as miqtë ndërkombëtarë, deri më tani, në këto vite nuk kanë arritur ta bindin Serbinë ta njohë Kosovën.

Në lidhje me komentet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, se raportet mes SHBA-së dhe SHBA-ve kanë ndryshuar në favor të Serbisë, Thaçi tha se nuk ia vlen të diskutohen këto komente.

“Ata që mendojnë se SHBA-të kanë ndryshuar në qëndrim me Kosovën gabojnë shumë rëndë.”

“Ne nuk jemi një vend i izoluar. Dikush mendon se Kosova do ta ketë përkrahjen e plotë dhe do ta ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Sot edhe SHBA edhe BE e duan Kosovën edhe në NATO, edhe në BE, do edhe Serbinë në BE. Ne sa më parë që mundemi duhet të arrijmë një marrëveshje historike, paqësore, që do të mund të mbyllte konfliktet.”

Thaçi tha në harkun kohor të dekadave të fundit “SHBA-të kanë ndryshuar, BE ka ndryshuar dhe Ballkani ka ndryshuar…” dhe se një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve është e nevojshme. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI PËR KUFIJTË/ Thaçi: Me asnjë çmim nuk do të lejoj "Republika Srpska" në Kosovë (VIDEO)
Previous article Horoskopi, 7 shtator 2018: Gëzoni ekstazën e dashurisë që ofron fati. Gjërat...

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT