• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kufijtë detarë/ Studiuesi zbulon negociatat në 1989 mes amerikanëve dhe shqiptarëve
Home
Dossier

Kufijtë detarë/ Studiuesi zbulon negociatat në 1989 mes amerikanëve dhe shqiptarëve

4 February, 2018 luljetaautor Dossier

Studiuesi Kastriot Dervishi ka bërë publik një komunikim midis qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare me ndërmjetësinë e qeverisë franceze, në lidhje me bregdetin shqiptar në vitin 1989.

Sipas këtij komunikimi, qeveria amerikane kërkon rishikimin e traktatit të vitit 1976 për kufijtë detar, ku thuhet se qeveria komuniste mbante si kufi detar, largësinë prej 15 miljesh në një kohë që duhej ta kishte sipas konventës së detit të vitit 1982, në 12 milje.

STATUSI I KASTRIOT DERVISHIT
1989/Nota e qeverisë amerikane për bregdetin shqiptar
Në vitin 1989 ka pasur një komunikim të tërthortë midis qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare me ndërmjetësinë e qeverisë franceze, në lidhje me bregdetin shqiptar. Nota e nisur nga Parisi më 21 qershor 1989 vinte në dukje se qeveria komuniste mbante si kufi detar, largësinë prej 15 miljesh (27 km e 780 m), në një kohë që duhej ta kishte sipas konventës së detit të vitit 1982, në 12 milje (22 km e 224 m). Komunistët, të veçuar nga bota, pa njohje me traktatet ndërkombëtare, e trajtonin kufirin detar të vendit si çështje të brendshme, të paharmonizuar me ligjet ndërkombëtare, në mbështetje të dekreteve të Presidiumit të Kuvendit Popullor të viteve 1970 dhe 1976. Shqipëria ishte në atë kohë në një qëndrim me shtete si Ekuadori, Guineja dhe Peruja, duke përbërë një katërshe problematike. Pasi nota amerikane erdhi në Tiranë, u ngrit një grup pune me 4 persona. Në përfundim, ministri i Punëve të Brendshme, Simon Stefani, la shënimin se Shqipëria do vazhdonte të vepronte me dekretin e vitit 1976.
Nota e qeverisë amerikane (ekstrakt)
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet përgëzimet e veta Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Francës dhe ka nderin t’i kërkojë ndihmë në transmetimin e informacionit që vijon qeverisë së Shqipërisë:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i referohen dekretit shqiptar nr.5384, datë 23.2.1976, që ndryshon dekretin nr.4650, datë 9.3.1970, i cili kërkon të vendosë një det territorial prej 15 miljesh detare, që ndryshon sistemin e vijave të bazë të drejta jashtë mase dhe që ka për qëllim të porosisë se anijet e huaja të luftës mund të hyjnë ose kalojnë nëpër detin territorial vetëm me autorizim të veçantë.
Deklarimi i detit territorial me 15 milje detare nuk mbështetet nga parimet e vendosura të së drejtës ndërkombëtare dhe praktika e shteteve. Siç është e mirënjohur, e drejta ndërkombëtare zakon, siç reflektohet në nenin 3 të Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1982 mbi të drejtën e detit, njeh një gjerësi të detit territorial deri në një kufi që nuk kapërcen 12 milje detare, të matur nga vijat bazë të përcaktuara në përputhje me Konventën. Kjo praktikë është ndjekur nga shumica e shteteve bregdetare.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Do k**va i kom...", bënte tekste të pista që i vogël, ja si dukej Fero duke bërë rrep që 13 vjeç (FOTO+VIDEO)
Previous article “Hajdut, kriminel, halabak”, gjithçka që ju humbi nga parlamenti shqiptar

luljetaautor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën Dossier

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT