• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ku u printuan paratë e para të Shqipërisë në 1926? Kompania “Bradbury Wilkinson” dhe një problem me “5 lekëshin”
Home
Dossier

Ku u printuan paratë e para të Shqipërisë në 1926? Kompania “Bradbury Wilkinson” dhe një problem me “5 lekëshin”

10 June, 2018 Sadik.Autor Dossier

Deri në vitin 1926, Shqipëria nuk kishte monedhë kombëtare e si rrjedhojë përdorte ligjërisht monedha të huaja, që krijonin jo pak probleme në shkëmbimet ekonomike të vendit apo te llogaritë publike, për shkak edhe të mungesës së kursit të këmbimit.

Krijimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë parashikonte edhe printimin dhe futjen në treg të monedhës shqiptare, frangut ar me nënfishat e tij lekë e qindarka. 1 frang ar ishte i barabartë me 5 lekë.  Në procesin e printimit të kartëmonedhave e monedhave shqiptare do të angazhoheshin disa prej kompanive më të njohura në botë për këtë shërbim.

Për kartëmonedhat me prerje 5, 20 e 100 franga do të përzgjidhej kompania “Bradbury Wilkinson&Co. Ltd.” në Londër ndërsa për kartëmonedhën 1 frangë (5 lekë) do të përzgjidhej “Richter & Co” në Napoli.

“Bradbury Wilkinson & Co” ishte një kompani që merrej me projektimin dhe printimin e kartëmonedhave, pullave postare dhe certifikatave të aksioneve. Kompania Bradbury u themelua në vitin 1850 nga Henry Bradbury dhe filloi printimin e kartëmonedhave në vitin 1856.

Ajo ishte një nga kompanitë më të njohura në botë në fushën e prodhimit të letrave me vlerë. Në vitin 1903 kompania u ble nga “American Bank Note Company” dhe vijoi të operojë në Londër.

Ndërsa “Richter & Co” u themelua në vitin 1842 nga një tipograf zviceran për prodhimin e posterave e imazheve me ngjyra. Më pas, Richter u bë furnitor i shtëpisë mbretërore italiane dhe kompania u specializua në sektorë të ndryshëm, mes të cilëve edhe të printimi i kartëmonedhave.

Një problem me 5 lekëshin e parë

Studiuesi Haxhi Shkoza shkruan se kartëmonedhat 1 frangëshe (5 lekë) të printuara nga “Richter &Co” u hoqën nga qarkullimi shpejt pasi qeveria shqiptare nuk i pranoi ato. Shkak u bë fakti se kartëmonedhat 1 frang (5 lekë) kishin si element identifikues shqiponjën romake me 1 kokë dhe jo atë shqiptare dykrenare.

Sa i përket kartëmonedhave të tjera, nga kompania me qendër në Londër, fillimisht do të printohej një sasi prej 5 mijë frangash ari, të ndara në prerje 20 frangëshe të cilat do të futeshin në qarkullim në tregun shqiptar në vitin 1926.

Prerja 20 franga do të ishte prerja më e përdorur në Shqipëri deri në vitet ’30 e duke zënë 62 % të nivelit të qarkullimit të parave. Më pas raporti do të ndryshonte, ku prerja 100 franga do të zinte më shumë “vend” në qarkullimin e parasë në vend.

Sa i përket monedhave metalike shqiptare, ato do të bazoheshin në modelet e profesorit Giuseppe Romagnoli i cili do të drejtonte shkollën e medaljes dhe ofiçinën shtetërore italiane të letrave ne vlerë për 45 vite.

E monedhat shqiptare do të gdhendeshin nga “Motti.inc” në ofiçinën e monedhave në Romë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vjen një tjetër refuzim i bujshëm për stolin e Real Madridit
Previous article NGECËN NË RRJETËN E VETTINGUT/ Kush janë Gjyqtarët dhe Prokurorët që nuk e kaluan TESTIN... (EMRAT)

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906: T’perhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetem nder katolikë, por edhe nder zotnitë tjerë e... Dossier

DOSSIER/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906: T’perhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetem nder katolikë, por edhe nder zotnitë tjerë e...

DOSSIER/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik ‘90: Më 30.6.1990, ora 01.30,12 persona (3 femra), u futën në ambasadën algjeriane, duke thyer... Dossier

DOSSIER/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik ‘90: Më 30.6.1990, ora 01.30,12 persona (3 femra), u futën në ambasadën algjeriane, duke thyer...

DOSSIER/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik 1990: Mbrapa ambasadës së Republikës Federale Gjermane, makina ‘Robur’, TR 01-928, tentoi të hynte brenda... Dossier

DOSSIER/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik 1990: Mbrapa ambasadës së Republikës Federale Gjermane, makina ‘Robur’, TR 01-928, tentoi të hynte brenda...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT