• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KU DALLON GRIPI NGA KORONAVIRUSI? Mjeku i Infektivit: Nëse jemi me fat epidemia bie për 10 ditë
Home
Sociale

KU DALLON GRIPI NGA KORONAVIRUSI? Mjeku i Infektivit: Nëse jemi me fat epidemia bie për 10 ditë

14 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku i Infektivit në QSUT, Arjan Harxhi në një lidhje telefonike në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv për gazetarin Besard Jacaj u shpreh se nëse do të jemi me fat falë edhe masave të rrepta që janë marrë, mund të kemi një ulje të epidemisë së të prekurve me koronavirus në 10 ditët e ardhshme. Harxhi shpjegoi për qytetarët se ku dallon koronavirusi nga gripi sezonal dhe ftohjet e zakonshme dhe cfarë duhet të bëjmë në kushtet e shtëpisë.

Intervista për Report Tv e mjekut të Infektivit Arjan Harxhi
Doktor si paraqitet gjendja e të prekurve?
Janë 12 raste në spital, 2 janë në gjendje më serioze për këtë arsye ndiqen te njësia e kujdesit itensiv, të tjerët te pavioni i parë. Falenderoj mjekët dhe infermierët për punën vetëmohuese që po bëjnë këto ditë.

 

 

A ka vend për optimizëm në këtë situatë?
E vetmja gjë që nuk duhet të humbim është optimizmi. Patjetër që duhet të jemi të ndërgjegjshëm për situatën që po kalojmë, njerëzimi e kalon ndoshta një herë në 100 vite. Edhe për ne që ishim profesionistë, konsiderohet e rëndësishme por duhet të jemi optimistë dhe të ndërgjegjshëm. Të zbatojmë ato që dëgjojmë, masat ekstreme.

Si është mosha mesatare e të prekurve?
Mosha varion mbi 20 deri në 70-vjeç. Kjo nuk ka rëndësi për momentin, ajo që duhet të dimë është që të dhënat që kemi parë nga histori të ngjashme të këtij infeksioni është që nuk kursen asnjë moshë, përveç të rejave dekadës së parë dhe të dytë, sëmundshmëria shfaqet më problematike në moshat ekstreme, të treta dhe që kanë probleme të tjera.

Ku dallohet se jeni më virus ndryshe nga gripi apo ftohja që shoqërohet me rrufë?
Nuk është kollaj vetën nga shenjat klinike që të diferencohet jo vetëm për njerëzit e thjeshtë por edhe për profesionistët. Një e dhënë e rëndësishme do të ishte kontakti me persona të tjerë të sëmurë me infeksion apo dyshuar. Edhe pse mund të kemi shenja që mund të dyshojmë, mos marrim veprime të pamenduara që mund të dëmtojmë veten dhe të tjerat. Të sëmurët duhet të kontaktojnë numrat në dispozicion të rugjencës dhe mjekët e familjes, pasi nuk duhet të ngarkohet sistemi dhe të mos bëjmë më shumë dëme , të kemi përfitimi. Një shenjë e rëndësishme që mund të përbëjë problematikë është vështirësia në frymëmarrje, atëherë mund të jetë shenjë e rëndësishme që mund të flasë për një komplikacion. Për ata që janë në grupin riskut edhe një virozë  mund të jetë problematike prandaj duhet të kërkojnë kujdes dhe ndihmë mjekësore.

Kur mund të flasim për një rënie të të infektuarve?
Unë e kuptoj dhe kjo pyetje del gjithmonë. Është shumë e vështirë të japësh përgjigje. Ajo që mund të thuhet me siguri është që cfarë po shohim tani ka ndodhur 2-3 javë më parë, ne do të shohim ulje të shifrave duke filluar nga java tjetër, 10-ditëshi. Nëse ulim shifrat pas 10-12 ditësh ia kemi arritur qëllimit. Epidemia mund të vijojë por impati për të parandaluar atë pikë të madhe, që do të mbingarkonte sistemin dhe impaktin negativ në sistem, kjo përmes këtyre masave ekstreme të kufizimit dhe distancimit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EDI JAM..."/ Kryeministri Rama publikon VIDEON gazmore
Previous article KORÇA NË "SHTETRRETHIM"/ Nga e diela në orën 06:00 nis ndalimqarkullimi për mjetet

k.autor

Postime të ngjashme

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit Aktualitet

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt Aktualitet

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT