Rreth dy ditë më parë Elhaida Dani ka publikuar një foto me flokët bionde, ku përveç komplimentave kjo foto është kthyer në një “mollë sherri”.
Elhaida i është drejtuar këngëtarit Mentor Haziri në një koment në këtë foto dhe i ka thënë:
“Jo, janë 30 pikët që s’më dhe kurrë”.
Nuk dihet se cili ka qenë komenti i Mentorit por me shumë mundësi kjo gjë ka ngjallur reagimin e ndjekësve të këngëtares, gjë që e ka shtyrë Elhaidën t’i sqarojë një herë e mirë gjërat.
Ajo ka bërë një postim në Instastory ku ka shpjeguar këtë situatë paksa të ndërlikuar.
Ajo ka publikuar një foto pranë Mentorit e përbri saj shkruan:
“Unë i dua të gjithë ata që më ndjekin njësoj, ju e dini sa shumë e vlerësoj mbështetjen dhe dashurinë tuaj… Por nuk toleroj nëse nuk respektohen miqtë e mi. Me Mentor Hazirin jemi miq dhe komenti im në fotot e fundit ishte thjesht një shaka. Ju lutem më shumë respekt. Më fal Mentor”.
Nëpërmjet kësaj këngëtarja u ka bërë të ditur fansave se çdo gjë është në rregull dhe ata duhet të respektojnë miqtë e saj, në këtë rast Mentorin.




