Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme Kolegjin e kryetarëve ku dhe ka diskutuar për situatën e tërmetit.
Veçse i ka kërkuar kryetarëve të degëve të PD të jenë çdo ditë e çdo natë pranë qytetarëve, Basha ka thënë se shume prej familjeve nuk kanë marrë asnje ndihmë.
“Nuk mund te rrezikohet me jeta e qytetareve. Eshte kriminale qe banoret pas nje muaji nga termeti skane marre asnje ndihme apo jane diskriminuar se nuk kane votuar me 30 qershor apo per shkak te bindjeve partiake”, tha ai më tej.
Vetëm këtë javë, kryeministri Rama ka treguar projektin e 500 shtëpive, ka vizituar me dhjetra familje nga ku dhe i ka ofruar zgjidhje për strehim si dhe një sere aktivitetesh në ndihmë të femijeve por edhe të qytetarëve, siç ështe rasti i koncertit të solidaritetit dhe të ardhurave të tij.
Vetë Rama është shprehur se procesi i rindertimit ka punë por do të jetë gati në pranverën e 2020… e me të thene kjo është e sigurt se do të behet do apo nuk do Lulzim Basha.
Pse është kjo një genjeshtër e pastër politike?
Vetëm dten e djeshme kryeministri Rama e kaloi dreken e Krishtlindjeve me familjen nga Laçi te prekur nga tërmeti nga ku tregoi edhe njeherë projektin e 500 shtëpive.
Sot
Rama shkruan: Në Shëngjin me Ardianën, deputeten e Lezhës pranë familjeve të strehuara në Kompleksin “Rafaelo”, për t’i siguruar se rindërtimi i banesave dhe sistemimi i tyre në shtëpitë e reja do të jetë prioriteti i punëve tona.
#Tinukdojeshkurrëvetëm🤗👐🏿🇦🇱Në Shëngjin me Ardianën, deputeten e Lezhës pranë familjeve të strehuara në Kompleksin “Rafaelo”, për t’i siguruar se rindërtimi i banesave dhe sistemimi i tyre në shtëpitë e reja do të jetë prioriteti i punëve tona🙏https://e-albania.al/dhuro/
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 26. Dezember 2019
Ishëm, Durrës
“Vizitë në shtëpitë që janë pajisur me çadra dimërore deri në rindërtimin e banesave të reja. Ne u jemi dhe do t’u jemi pranë megjithë zemër e me të gjitha mundësitë tona”, shkruan Rama.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Ishëm, Durrës – Vizitë në shtëpitë që janë pajisur me çadra dimërore deri në rindërtimin e banesave të reja.Ne u jemi dhe do t’u jemi pranë megjithë zemër e me të gjitha mundësitë tona🤝https://e-albania.al/dhuro/
Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 24. Dezember 2019
Koncerti i Solidaritetit
#KoncertSolidariteti“TI NUK DO JESH KURRË VETËM”Të gjithë sëbashku në mbështetje të atyre që kanë sot nevojë më shumë se kurrë për të gjithë ne.Faleminderit!#SolidarityConcert"YOU WILL NEVER BE ALONE”All together to support those who now need us more than ever.Thank You!
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 20. Dezember 2019
Për fëmijët
Rama shkon në shtëpinë e vogëlushes që humbi babanë e gjyshërit nga tërmeti
Shërbimi Kombëtar për Rininë, ka nisur rrugëtimin “Rikthejmë Buzëqeshjen”.
Fëmijët e Thumanës, të strehuar në Shëngjin, këtë herë u vizituan nga Cirku i Tiranës dhe artistët e Shkollës së Baletit
#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Shërbimi Kombëtar për Rininë, ka nisur rrugëtimin “Rikthejmë Buzëqeshjen”.Fëmijët e Thumanës, të strehuar në Shëngjin, këtë herë u vizituan nga Cirku i Tiranës dhe artistët e Shkollës së Baletit🌟https://e-albania.al/dhuro/
Gepostet von Edi Rama am Montag, 23. Dezember 2019
“Gjatë pushimit të drekës në mbledhjen vjetore të kabinetit, në kompleksin “Fafa” në Durrës, me fëmijët dhe familjet e prekura nga tërmeti që jetojnë këtu në pritje të ndërtimit të shtëpive të tyre”, shkruan Rama.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Gjatë pushimit të drekës në mbledhjen vjetore të kabinetit, në kompleksin “Fafa” në Durrës, me fëmijët dhe familjet e prekura nga tërmeti që jetojnë këtu në pritje të ndërtimit të shtëpive të tyre🤗🤝🇦🇱
Gepostet von Edi Rama am Montag, 23. Dezember 2019
Tiranë, shtëpia e re
“Ilia, Rozeta, dhe Sabina do të jetojnë së bashku në shtëpinë e re, pas humbjes së pazëvendësueshme të Xhesikës 20 vjeçare në tragjedinë e 26 nëntorit
Ne u jemi dhe do t’u jemi pranë atyre dhe çdokujt në nevojë, megjithë zemër e me të gjitha mundësitë tona.“
#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Ilia, Rozeta, dhe Sabina do të jetojnë së bashku në shtëpinë e re, pas humbjes së pazëvendësueshme të Xhesikës 20 vjeçare në tragjedinë e 26 nëntorit😢Ne u jemi dhe do t’u jemi pranë atyre dhe çdokujt në nevojë, megjithë zemër e me të gjitha mundësitë tona🤝https://e-albania.al/dhuro/
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 21. Dezember 2019
/ALPEnews.al



