• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KU ËSHTË SHPRESA?” Bamir Topi: Berisha ka klonuar edhe 100 të tjerë si vetja
Home
Politikë

“KU ËSHTË SHPRESA?” Bamir Topi: Berisha ka klonuar edhe 100 të tjerë si vetja

6 March, 2023 F.autor Politikë

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur në Report Tv për situatën në Partinë Demokratike teksa luftën për vulën dhe siglën e cilëson si mjerim politik. Në një intervistë për ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, Bamir Topi u shpreh se Sali Berisha ka klonuar edhe 100 të tjerë të rinj si vetja që artikulojnë njësoj si ai, ndaj mungon shpresa për qytetarët.

“E lexoj shumë mirë vendimin e Apelit. Në prill 2008 i kam thënë Sali Berishës: Së pari këto ndryshime që po bëhen po prishin disa gjëra dhe një ndjesi timen, sot je në pushtet, nesër po erdhi ai që ti e ke gatuar, nuk zbret më nga pushteti. Koha e konfirmoi. E them këtë sepse e gjithë kjo situatë është historia e një kurthi që në planin politik është organizuar me mjeshtëri ndër vite nga Rama. Ka inteligjencë të nevojshme për procesin e nuhatjes me funksion pastrimin. Berisha punon brenda oborrit të vet.

Historia e marrëdhënies me Ramën është e qartë, në vite Rama ka punuar për ta kthyer Berishën në qesharak dhe e ka realizuar.  S’mund të lihet fati i një partie politike 2 ditë para regjistrimit. PD me siglën PD ku edhe unë kam pjesën e aksioneve duhet të ishte arshivuar. Një gjë që amortizohet deri në këtë pikë shkakto dhimbje. Pse luftojnë për vulën? Se janë njerëz të diskredituar. Një njeri me personalitet del edhe pa siglën.

Në emër të asaj sigle ke spastruar njerëz pa fund. Unë nuk e kam për individin por për të tjerët. Ky individ (Berisha) nuk ndejti për të mbyllur ciklin e tij, ka klonuar edhe 100 të tjerë. Sheh sot njerëz në moshë të re që kanë mbaruar universitete që varfërojnë fjalorin e tyre dhe e sinkronizojnë me fjalorin empirik të Sali Berishës, atëherë ku është shpresa? Vula dhe sigla konsiderohet mjerimi politik, pjesa malinje që e shfrytëzon dhe mungesa e shpresës për qytetarët”, tha Topi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DERBI MES KAOSIT/ Partizani fiton, disfatë që dhemb për Tiranën
Previous article PAMJET/ Spektakël fishekzjarresh dhe atmosferë elektrizuese, tifozët “prishin” magjinë e derbit

F.autor

Postime të ngjashme

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare Politikë

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT