• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KU E KA VARRIN JUSTINA SHKUPI?” Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri
Home
Dossier

“KU E KA VARRIN JUSTINA SHKUPI?” Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri

1 September, 2019 F.autor Dossier

E para, data 26 gusht është dita të përkujtojmë Nënë Terezën. Një shenjtore. Një figurë tashmë internacionale. Vetë fjala “katolike” d.m.th universale.

Por inspiruar prej saj, prej Tereza Bojaxhiut, do të përmendja dhe një shkupjane tjetër, një grua me emër të madh, e lenë kaq kohë në heshtje, Justina Shkupin. Kjo kush është? Kush është Justina Shkupi?

Murgeshën Nobeliste, Nënë Terezën e Kalkutës nuk e lejonte regjimi i Enver Hoxhës të vinte në atdhe. Që ajo të merrte lejen e ardhjes në Shqiperi, kishin ndërhyre te autoritetet shqiptare princesha Diana e Anglisë, apo dhe Sharl De Goli, presidenti i Francës.

Pati ndërhyrje dhe nga OKB-ja që, me së fundi, atë e lejuan të realizonte ngulmimin e saj, ardhjen në vendin e origjinës.
Kur Nënë Tereza erdhi tek ne, në gusht të vitit 1989, ajo ishte e hyjnizuar përtej figurës së helmët të asaj që këtu e priti,Nexhmijes së Hoxhajve.
Ajo Tereza e Kalkutës, si fetarisht e përvuajtur, dinte të hante bukë dhe me gjarprin. Dinte helmin ta shndërronte në ëmbëlsi. Një jetë të tërë ishte përgatitur që helmin komunist ta gëlltiste. Dhe këtij helmi nuk iu tremb. Ajo kishte peng ketu ne Tirane dashurinë e disa njerëzve që koha e kuqe i kishte varrosur. Ajo donte t’i ringjallte. Ishte Tereza e shenjtë qe zbriste dritën e Hyjit në tokën e harruar.
Çudia qëndron përtej propagandës, që ngjan se po shqiptoj.

Në Tiranë Nënë Tereza, veç të tjerëve, kërkoi te dinte se ku e kishte varrin, shoqja e saj e bankës në shkollën fillore. Ku e kishte varrin mikja e fëmijërisë, Justina Shkupi.
Kush e njihte Justina Shkupin?
Ku e ka varrin, këmbëngulte Nënë Tereza?
U desh të vinte Bardhosh Gaçja nga Vlora që të gjente se ku e kishte varrin Justina Shkupi, mikja e fëminisë e Nënë Terezës.
Dikur të dyja gocat nga Shkupi, Gonxhja dhe Justina, ishin ndare për të mos u parë më. Më tej ato ishin bërë internacionaliste. Secila në mënyrën e vet.
Petro Marko e ka personazhe të romanit “Hasta la Vista” infermieren shqiptare “motrën Justina Shkupi”, luftëtaren në brigadat internacionaliste të Luftës së Spanjes.
Pas Spanjës Justina shërbeu si infermiere ne Tiranë. Pa njeri, ajo jetoi pa shtëpi, jetoi në ferrin e barakave pranë spitalit civil (sot spitali Nënë Tereza). Si infermiere beqare kështu e shtyu jetën deri nga fundi i viteve ’80 të shekullit që shkoi.
Petro Marko, ish interbrigadisti i Spanjës, si vëllai i saj i Spanjës, me lekët nga honorari i romanit “Nata e Ustikës”, i bëri një pllakë betoni, i vuri dhe emrin mbi varr, asaj Justina Shkupit, që vdiq pa njeri. Dëshmitar të kësaj la Bardhosh Gaçen.


Rrëfimi i Bardhosh Gaçes, Petro Marko dhe Justina Shkupi

Studiuesi Bardhosh Gaçe në kujtimet e tij për shkrimtarin Petro Marko, rrëfen bisedat me shkrimtarin për gruan fisnike dhe të përvuajtur Justina Shkupin.

“Më kujtohet ai çast, kur mori kopjet e romanit “Nata e Ustikës” dhe shpërblimin nga shtëpia botuese “Naim Frashëri”. Më dhuroi një kopje. Unë iu luta të më vinte një shënim. Ai më futi krahun dhe duke ecur në trotuarin e kafe “Florës” më tha: “Jo, ky nuk është romani im. Romani ka një titull tjetër; “Një natë dhe dy agime”. I kanë hequr agimet dhe kanë lënë vetëm natën…” Pastaj shkuam në sektorin komunal, me gjysmat e lekëve pagoi varrin e Justina Shkupit, të tjerat i futi në zarf dhe unë ia çova Safos në shtëpi… I mbaj mend thellë fjalët e tij, atje në kafe “Tirana”, ku ai tymoste paprerë cigaren: “Justina Shkupi ishte shoqe me Nënë Terezën. Me dashurinë për njeriun dhe lirinë ajo shërbeu në frontin e Luftës së Spanjës si infermiere krahas Norman Betynit të famshëm. Ne shqiptarët duhet t’i ngremë një bust asaj në sheshet e Tiranës…”, shkruan Bardhosh Gaçe

Varri i humbur i Justina Shkupit në Shtish-Tufinë

Shkupiania tjetër internacionaliste, Nënë Tereza, me lule ne duar, ne gushtin e vitit 1989 kërkonte gjurmët e Justina Shkupit, që kish vdekur e bjerë. Në humbësi. Ajo që kishte shërbyer si infermiere në Shkup, infermiere në Spanjë, infermiere në Tiranë. Me kohë asaj i kishte humbur dhe emri mbi betonin e varrit qe nuk e vizitonte askush ne Shtish-Tufinë. Petro Marko ishte plakur dhe e kishin mbuluar hallet.
Ku ta gjenin atë gruan pa shenjë dikund ?
Kur këtu iu shua dhe emri mbi varr, emri i “motër Justina Shkupit”, ndihmës mjekes shqiptare që në Spanjë i asistoi Norman Bet’hynit, mjekut të tre kontinenteve, ekzistonte ne regjistrin ndërkombëtar të vullnetarëve në Luftën e Spanjës.
Po, po…larg atdheut të saj atë e kujtonin. Nuk e kishin harruar. Për nder të saj në ato vite ne Madrid një rrugë kishte marrë emrin Justina Shkupi.

Bardhosh Gaçja mbante mend një gorricë, pllakën e varrit me emër… por pas dhjetë viteve, gorrica ishte prerë, pllakat e varreve ishin thyer. U hap regjistri e varrezës me emrat e të vdekurve dhe…
Bardhosh Gaçja e çoi Terezën e Kalkutës te varri i Justinës në varrezat e Shtish-Tufinës.
Tereza i vuri lulet mbi varr Justines.
Dy shkupjane, dy internacionaliste tjetërsoj. Njëra murgesha ndërkombëtare, sot shenjtorja Nënë Tereza, tjetra, infermierja komuniste interbrigadiste, Justina Shkupi. Të dyja shqiptare.
Vallë të dyja murgesha?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA NË FIER/ Babai shkoi për të vizituar të birin e plagosur, u qëllua me armë...
Previous article ZGJEDHJET E PARAKOHSHME/ Vuçiç pritet të vizitojë Kosovën

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se... Dossier

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se...

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT