Kandidatët e opozitës kanë morën dje mandatet e tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Lefter Maliqi ka qenë edhe më parë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.
Kush është Lefter Maliqi:
Lefter Maliqi ka qenë deputet në legjislaturën e VII-të, në vitet 2009-2013 në radhët e Partisë Demokratike. Ai ka përfunduar studimet në Akademinë e Policisë dhe për shumë vite ka qenë pjesë e uniformave blu, përpara se të futej në politikë rreth vitit 2005.
Ka drejtuar komunat Otllak dhe Lumas në qarkun e Beratit, përpara se të bëhej deputet në vitin 2009. Në vitin 2017 u rendit i treti në listën e Partisë Demokratike në të njëjtin qark, por menjëherë duke gjykuar se ishte renditur në pjesën jo-fituese, ai kaloi në Partinë Socialiste. Pas zgjedhjeve, u emërua Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Përgatiti AlpeNew.al


