• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KTHJELLIME, VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot
Home
Sociale

KTHJELLIME, VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

20 December, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kalimi i një sistemi frontal drejt territorit shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, ku në zonat veriore – veriperëndimore do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje të dendura shiu në të gjithë ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të përfshijnë edhe republikën e Kosovës, ku vranësirat do të jenë prezente përgjatë gjithë ditës. Pritet që në orët e vona të pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu e dëbore. Problematike do të shfaqen ngricat e theksuara në të gjitha akset rrugore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 11°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të paqëndrueshme do të kushtëzojnë motin edhe në republikën e MV, ku vranësirat dhe kthjellimet afatshkurtra do të jenë dominante gjatë paradites, por pasditja dhe mbrëmja do të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të dendura shiu e dëbore si edhe stuhi të forta ere në të gjithë territorin e MV. Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë dhe gjatë natës. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 11°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Juglindor.

Evropa

Ishujt britanikë, Europa qendrore si edhe pjesërisht Ballkani do të përfshihen nga masa ajrore të paqëndrueshme duke sjellë stuhi të forta ere dhe reshje shiu e dëbore, ku më të theksuara reshjet do të jenë në Britaninë e madhe dhe Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, vendet nordike si edhe Europa lindore do të jenë nën ndikimin e dy qendrave ciklonare duke kushtëzuar, vranësira, reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara ndërsa gadishulli Iberik, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e Detit të Zi pjesa do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve, vranësirave të pakta si edhe temperaturave relativisht të ulëta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR I DHUNSHËM NË TIRANË/ Përfundon në spital një person pas sherrit mes disa personave. Disa të shoqëruar në polici
Previous article MARRËVESHJA PËR LABORATORËT INTILIGJENTË/ Manastirliu: Rrisim aftësitë digjitale të nxënësve

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT