• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KTHJELLIME GJATË PARADITES/ Si pritet të jetë moti sot
Home
Sociale

KTHJELLIME GJATË PARADITES/ Si pritet të jetë moti sot

31 March, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku do të jenë dominuese në vendin tonë edhe gjatë ditës së premte. Parashikohet që deri në orët e mesditës një pjesë e mirë e Shqipërisë të jetë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, por më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.

Ndërsa pasditja dhe kryesisht mbrëmja do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat veriore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave përgjatë të gjithë ditës, ku kthjellimet parashikohet të jenë më të dukshme në orët e para të ditës në zonat perëndimore dhe Jugore të vendit. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet që vranësirat të shtohen gradualisht në gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe në Lindore të vendit.

Maqedonia e Veriut

Deri në orët e pasdites një pjesë e mirë e MV do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, por do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore. Ndërsa orët e mbrëmjes do të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e MV, duke bërë që në orët e vona të natës i gjithë vendi të jetë në dominimin e motit të vranët.

Rajoni dhe Evropa

Zhvillimi i ciklonit të Islandës do të diktojë kushtet e motit në pjesën më të madhe të kontinentit duke sjellë në Evropën Lindore dhe vendet Nordike vranësira dhe reshje në formë dëbore. Gjithashtu Britania e Madhe dhe Qendra e kontinentit parashikohet të jenë në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut. Ndërsa në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike paraqitet Jugu i kontinentit, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në perëndim të Ballkanit./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik: Pas shumë lutjesh ai i tregoi se kryetari i Degës i kishte kërkuar...
Previous article KULLAT E LARTA NË TIRANË/ Veliaj: Nuk jemi më në rrumpallhanen e viteve ’90

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT