• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KTHIMI I LIGJEVE NGA PRESIDENTI/ Balla: Meta NUK ka më sy e vesh për të dëgjuar…
Home
Politikë

KTHIMI I LIGJEVE NGA PRESIDENTI/ Balla: Meta NUK ka më sy e vesh për të dëgjuar…

18 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla solli në Kuvend 7 propozimet e socialistëve lidhur me ndryshimet në kodin penal lidhur me qetësinë publike, siguria shëndetësore, sigurisë ushqimore, mbajtjen e armëve pa leje, mbrojtjes së mjedisit dhe kodin elektoral.

Balla tha se ky Kuvend ka bërë një prej gjërave për të mira në 28 vite atë të bllokimit të ushtrimit të lojërave të fatit.

“Ky Kuvend ka bërë një prej gjërave për të mira në 28 vite atë të bllokimit të ushtrimit të lojërave të fatit. Amendamentet e kuadrit ekzistues të Kodit Penal për rendin dhe qetësinë publike janë pasojë e kërkesave në rritje të qytetarëve. Nuk shkon dot në një bregdet shqiptar teksa pranë hotelit dhe shtëpisë ku ke marrë përsipër të çosh familjen për pushime të vjen një boom boom dhe vetëm pushime nuk mund të quhen.

Propozojmë edhe dekriminalizimin e gabimit mjekësor kur këto pasoja nuk vijnë si pasojë e një gabimi njerëzor.

Mjekësia nuk është një shkencë ekzakte por një nga detyrat e shërbimit publik. Propozojmë ashpërsimin e dënimeve për mbajtjen e armëve. Paraardhësit tuaj këtu vinin me flakadanë. Bëhet fjalë vetëm për ato që bien në kundërshtim me ligjin. Nuk po flas për fishekzjarrët e fëmijëve të moshës së Lulzim Bashës. Ishim i vetmi vend që nuk kemi penalizim të transportit të fishekzjarreve duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Mjedisi në këtë vend nuk mbrohet si duhet me ligj dhe kod penal. Ky legjsilacion duhet të plotësohet”, deklaroi Balla.

Kreu i grupit socialist deklaroi se sot adresohet disa ndryshime të rëndësishme në ligje me sigurinë ushqimore që lidhen pikërish me një prej fushave më shqetësuese.

Sipas tij ky është një debat që duhet zhvilluar me orë të tëra dhe në katër muajt e sesionit të ri na duhet një politikë për sirgurinë ushqimore që ato që blejmë të kemi siguri.

Balla tha se është i vetëdijshëm se Meta do i kthejë këto ligje në Kuvend pasi nuk mendon për interesin e shqiptarëve por për atë të opozitës.

“Buka të jetë e cetfikuar. Çdo dyqan buke të ketë një tabelë analize për të treguar nga vijnë përbërësit e saj. Kjo që po e bëjmë sot është që fëmijët tanë të jenë më të sigurtë. Në një shoqëri demokratike dhuna nuk lejohet dhe ky duhet të jetë qëndrimi i këtij parlamenti përballë nesh . Opozita ka të gjithë të drejtën e tij të protestojë. Ka pasur dhe do vazhdojë të ketë pasoja. Nuk ka ndonjë dyshim se këto ndryshime Meta do na i kthejë për t’i votuar në shtator si një partner i opozitës. Nuk kam asnjë dyshim që Ilir Meta nuk ka më sy dhe veshë për të dëgjuar ato që duan shqiptarët por për të dëgjuar ato që duan Lulin, Saliun dhe Monikën. me të filluar shtatorin këto do jemi dhe ne prapë do t’i votojmë. Ritheksoj se në këtë vend pa dyshim që ka mjekë të papërgjegjshëm”, tha Balla.

Deputeti socialist deklaroi në fund të fjalës së tij se shtatori po vjen, dua t’iu them se në shtator na pret një punë shumë intensive që t’i japim Shqipërisë një kod elektoral që të mos ketë më problematika si në gjithë këto vite.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Kur Ilir Meta bën sikur i qan zemra për çeljen e negociatave me BE”/ Peza: Thjeshtë po kërkon publikisht pazar!
Previous article BËN GODITJEN E MADHE PAS ZYRTARIZIMIT TË DE LIGT/ Juventus kërkon të "rrëmbejë" portierin e Premier...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Përçarja për Rinasin, vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Përçarja për Rinasin, vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Aktualitet

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT