• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KTHIMI I ESHTRAVE TË USHTARËVE/ Trump falenderon Kim Jong Un: Shpresat për paqe drejt…
Home
Nderkombetare

KTHIMI I ESHTRAVE TË USHTARËVE/ Trump falenderon Kim Jong Un: Shpresat për paqe drejt…

27 July, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu mirënjohjen ndaj udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un të premten për kthimin tek autoritetet amerikane të 55 arkivoleve me eshtra që mendohet se janë të ushtarëve amerikanë të vrarë në Luftën e Koresë, mbi gjashtë dekada më parë.

Ky është hapi i parë i Phenianit drejt zbatimit të marrëveshjes së arritur në samitin e rëndësishëm të qershorit në Singapor.

Premtimi për kthimin e eshtrave të ushtarëve të vrarë amerikanë u cilësua si një gjest i vullnetit të mirë nga Kim Jong Un në qershor, dhe megjithëse realizimi i tij zgjati më shumë se sa do të dëshironte Uashingtoni, ky gjest rikthen shpresat për përparim në bisedimet bërthamore.

Dorëzimi i eshtrave gjithashtu përkoi me përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Armëpushimit për Luftën e Koresë.

Ndërkaq, të premten, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un vizitoi një varrezë të veteranëve të tij.

Armëpushimi, i nënshkruar më 1953, u dha fund luftimeve, por dy Koretë janë teknikisht në luftë, sepse ato ende nuk kanë nënshkruar një traktat paqeje.

Pheniani po bën thirrje për një përfundim zyrtar të luftës si një hap i parë i procesit të paqes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇUDIRA SHQIPTARE/ Mënyrat me inteligjente për "përtacët" i gjeni në... Tiranë! (FOTO)
Previous article Dojna Mema zbulon më në fund të vërtetën për Kiarën dhe Butrintin. Unë për vete s'kam parë... (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT