• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KTHIMI I EMIGRANTËVE NË ITALI/ Meloni “luftë” me Gjyqësorin: Po të doni të qeverisni, kandidoni
Home
Nderkombetare

KTHIMI I EMIGRANTËVE NË ITALI/ Meloni “luftë” me Gjyqësorin: Po të doni të qeverisni, kandidoni

1 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Për të tretën herë, përpjekja e Giorgia Melonit për të strehuar në Shqipëri emigrantët e paligjshëm në proces verifikimi të kërkesave për azil, u rrëzua dhe kryeministria italiane, duket vërtet e nxehur.

Pavarësisht kësaj megjithatë, Meloni nuk dëshiron që t`i japë opozitës kënaqësinë e mbylljes së qendrave në Shëngjin dhe Gjadër.

E bindur se qeveria që drejton është “në të drejtën e saj”, shefja e ekzekutivit italian duket e vendosur ta vazhdojë luftën, të cilën megjithatë nuk e ka vetëm me rivalët politikë.

Në fakt, shkopinjtë më të mëdha nën rrota, Melonit rezulton se po ia vendos gjyqësori. Tentativa e fundit e saj për të frenuar emigracionin e paligjshëm drejt Italisë përmes marrëveshjes së arritur me qeverinë shqiptare, goditjen e fundit e mori mbrëmjen e së premtes pasi Gjykata e Apelit në Romë, kundërshtoi mbajtjen në kampin e Gjadrit, të grupit të tretë të migrantëve të dërguar në Shqipëri tre ditë më parë.

Riaktivizohet marrëveshja me Italinë/ Një tjetër anije me emigrantë pritet drejt Gjadrit pas vendimit që i dha të drejtë Melonit
U vendos që brenda 24 orësh, ata të transferoheshin sërish në Itali. Ashtu si dhe në dy rastet e mëparshme, në tetor dhe nëntor, Gjykata ka ngritur pikëpyetje mbi përfshirjen e Bangladeshit dhe Egjiptit, në listën e “vendeve të sigurta”, duke kërkuar që të pritet interpretimi për çështjen, nga Gjykata europiane e Drejtësisë, e cila do të duhet të shprehet më 25 shkurt.

Ndërsa përballej me këtë bllokadë, Melonit iu desh t`i përgjigjej edhe prokurorëve që janë duke e hetuar për favorizim dhe shpërdorim detyre, lidhur me riatdhesimin e gjeneralit libian Osama Njeem Almasri, komandant i burgut Mitiga, i akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Për kryeministren italiane, njerëzit e ligjit që i janë hedhur kundër, nuk po përpiqen të bëjnë punën e tyre, por të drejtojnë vendin.

“Nëse duan të qeverisin, atëherë le të kandidojnë. Vetëm se ka një problem. Nëse bëj unë një gabim, italianët do të më dërgojnë në shtëpi. Nëse ata bëjnë një gabim, askush nuk mund të bëjë apo të thotë asgjë. Asnjë fuqi në botë, në një shtet demokratik, nuk funksionon kështu. Për këtë janë kundërpeshat. Kur një pushtet shtetëror mendon se mund të bëjë pa të tjerët, sistemi shembet”, u shpreh ajo, ndërsa përcolli me bindje mesazhin se populli italian e do atë dhe mënyrën e saj të qeverisjes, në të kundërt do ta rrezojnë qeverinë. /tch/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHIN TË DEHUR"/ Detaje nga vrasja në Tiranë, merren në pyetje familjarë dhe të afërm, autori 74-vjeçar…
Previous article EMRAT/ Vrasja tek Kodra e Priftit, zbulohen identitetet e babë e bir

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë Botë

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT