Studentë të disa fakulteteve kanë vijuar normalisht mësimin gjatë ditës së martë.
Pavarësisht se një grup studentësh, i vogël në numër, u mblodhën sot për të protestuar përpara kryeministrisë, studentët e tjerë janë kthyer në auditoret e fakulteteve për mësim.
Nga një vëzhgim i ATSH, zhvilluar sot në Fakultetin e Drejtësisë, të Mjekësisë apo edhe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, u konstatua se mësimi ka vijuar normalisht.
Tek Fakulteti i Mjekësisë mësimi ka vijuar normalisht. “Po edhe dje edhe sot kemi vijuar mësimin. Këtu çdo gjë po shkon normalisht”, u shpreh një studente.
Një tjetër student tha se “në auditorë kemi qenë rregullisht që prej të hënës. Vijon çdo gjë normalisht dhe kemi bërë dhe punë laboratori”.


