• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KTHESA E PAPRITUR/ Kapja e BUJSHME e 3.4 milionë eurove. Si PARALAJMËROI avokati OLESIA DUKËS që biznesmeni është…
Home
Ekskluzive

KTHESA E PAPRITUR/ Kapja e BUJSHME e 3.4 milionë eurove. Si PARALAJMËROI avokati OLESIA DUKËS që biznesmeni është…

27 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Ilir Doçi pronar i servisit DOCI GMBH në Achen në Gjermani është personi që ka shitur makinat Toyota ku u gjendën 3.4 miionë euro.

Sipas dokumenteve doganore mjetet janë shitur nga koncesionari “DOCI GMBH” në Gjermani, në pronësi të Ilir Doçit.

E sigurt është që ai është shitësi i makinave, dhe pse në prenoncimet ai u shpreh se nuk kishte lidhje e se nuk i njihte “autorët” e ngjarjes që janë edhe në kërkim.

Në foton e meposhtme shohim edhe servisin e tij në Achen.

Mirëpo, duket se Ilir Doçi nuk është aq i pafajshëm sa shfaqet. AlpeNews.al zbulon se emri tij është lakuar edhe në Mars të këtij viti, kur skandali i Olesia Dukës, stomatologes që ndodhet ende në burg u bë i ditur.

Çfarë ndodhi me Olesian: 
Olesia Duka u prangos më 25 shkurt 2018 nën operacionin e koduar “Zirkon” ndërsa prej atij momneti në policinë e shtetit dhe prokurorinë e Durrësit janë paraqitur mbi 10 persona të cilët kanë bërë kallëzim penal ndaj dentistes. Të mashtruarit ishin kryesisht biznesmenë.

38 vjeçarja sipas policisë “përdori rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga shtetas të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike”.

Lidhja e saj me biznesmenin Ilir Doçi:
Në 4 Mars të këtij viti avokati i dentistes bëri deklaratën e fortë kur tha se dy biznesmenët Idlir Hoxha dhe Ilir (Idlir) Doçi ishin ata që ia kishin “punuar” Olesias.

Deklarata e plotë e avokatit: 

Në një deklaratë për mediat, Llangozi mbron stomatologen, duke theksuar se ajo ka qenë korrekte dhe ka pasur një jetë të qetë, ndërsa akuzon dy denoncuesit e saj se japin para me fajde në mënyrë të kundërligjshme.
Llangozi thotë se Olesia Duka është ankuar disa herë për gjobëvënie por se askush nuk e ka ndihmuar.

DEKLARATA E PLOTË E AVOKATIT LLANGOZI
Idlir Hoxha dhe Ilir Doçi janë peshqit e mëdhenj që mbrohen nga prokuroria, drejtoria e pastrimit të parave, tatim taksa dhe Banka e Shqipërisë. Olesia Duka ka qenë korrekte dhe në punë, ajo ka pasur jetë të qetë, profesionin nuk ia dha as Idlir Hoxha që ka dy emra dhe as Ilir Doçi që ka abuzuar nëpërmjet njeriut të tij Arben Doçi. E gjithë kjo histori është e pisët, ajo për këtë gjobëvënie iu ka kërkuar ndihmë shumë njerëzve, por askush nuk e ka ndihmuar por e lanë në këtë pikë.

Prokuroria e heton dhe nuk është kompetente pasi sipas tyre kemi të bëjmë me përfitim dhe përfitimi ka ndodhur në Tiranë jo në Durrës ky fakt kuptohet qartë përse ndodh, janë njohjet dhe gjobëvëniet vazhdojnë. Përse Idlir Doçi përdor dy emra Idlir dhe Ilir Doçi? Kjo kuptohet qartë pasi i shmanget një emri.

Masat e marra për këto subjekte të mara nga shteti për këto persona është zero pasi ata janë vet që përdorin shtetin këta janë peshqit e mëdhenj që Donald Lu deklaron por në Shqipëria s’ka kush i kapë pasi ata e kanë kapur shtetin duke përdorur prokuror dhe gjyqtar për të vazhduar gjobvënien e tyre.
Institucionet që flenë gjumë dhe nuk marrin asnjë masë për këta subjekte janë:
1. Prokuroria që nuk vazhdon hetimin kundër pasurisë së tyre. Këto eksçeinxhe s’kanë të drejtë të japin lekë me fajde, këtë të drejtë e kanë vetëm bankat dhe për këtë do t’ju vëmë në dispozicion licencat.

2. Banka e Shqipërisë që lëshon dy licenca dhe nuk i kontrollon aktivitetin e fajdeve që ata kryejnë pasi çdo përqindje që jepet nja kredi nga një Bankë e nivelit të dytë kontrollohet nga Banka e Shqipërisë dhe këto subjekte qeë s’kanë të drejtë fare të lëshojnë lek me përqindje.

Perse ndodh? Normal ia llogarit Gjykata dhe prokuroria
3.Tatim taksa këto subjekte janë informalitet total dhe nga tatim taksat kemi të bëjmë me një gjumë letargjik shteti miliona euro humbje.
4. Drejtoria e Pastrimit të parave hesht, asnjë kontroll për këto lek të cilat duken qartë që s’kanë vurim sepse e kane shumë të thjesht të marrin vilancet e subjekteve dhe të shkojnë për kontroll.
Përse ndodhin këto? Këta janë peshqit e mëdhenj që mbrohen nga shteti.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTYRJA E NEGOCIATAVE/ Eurokomisioneri Hahn i QARTË ndaj SHQIPËRISË: Keni mundësinë të ...
Previous article LEONORA LAÇI/ Të vëmë kujën për librat dhe veten

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT