• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KTHESA E HETIMEVE/ 16 pronat e padeklaruara të Rovena Gashit, i bashkohen dosjes së Adriatik Llallës për “pastrim parash”
Home
Breaking News

KTHESA E HETIMEVE/ 16 pronat e padeklaruara të Rovena Gashit, i bashkohen dosjes së Adriatik Llallës për “pastrim parash”

19 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ka zhvillime të vrullshme dinamike në hetimin e çështjes së pronave të padeklaruara dhe transaksioneve të errëta financiare të shitblerjes së pronave, të ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Pas dyshimeve të para dhe verifikimimeve paraprake, është vendosur që dosjes së “pastrimit të parave” për të cilën po hetohet ish Prokurori i Përgjithshëm, ti bashkohet edhe lista e pronave të padeklaruara nga bashkëpunëtorja e tij më e afërt, Rovena Gashi.

Shkak për këtë u bë dyshimi i arsyeshëm që lindi pas bërjes publike të fakteve për ish Drejtoreshën e Drejtorisë Juridiksionale me Jashtë në Prokurori, ku mediat zbuluan skandalin e fshehjes prej saj të një pallati të tërë në zonën e plazhit të Durrësit, të 14 apartamenteve tek Shkëmbi i Kavajës, dy godinave të mëdha për aktivitete të ndryshme biznesi, troje, toka, etj.

Fillimisht prokurorët e posaçëm të kësaj çështje që po hetohet nën kujdesin e posaçëm të Kryeprokurores Arta Marku dhe asistencën e SHBA dhe BE, e ngritën si dyshim idenë se një pjesë e këtyre pronave të padeklaruara dhe e të tjerave që ata po verifikojnë, mund të jenë të Llallës.

Kjo për faktin se numri i këtyre pronave ishte shumë i madh për të qenë vetëm të vartëses së Llallës. Duke qenë se raporti mes tyre ka qenë shumë i ngushtë besohet se bëhet fjalë për prona të rrjedhura nga pjesëmarrja e përbashkët në raste të mëdha korrupsioni gjatë ushtrimit të detyrës.

Pas disa verifikimeve paraprake, rezulton se dyshimet e Prokurorëve që po hetojnë Adriatik Llallën për “pastrim parash” janë mëse të arsyeshme. Kjo ide u forcua edhe më shumë pas ardhjes javën e kaluar nga SHBA të provave kundër ish Kryeprokrurorit, me anë të të cilave Departamenti Amerikan i Shtetit e futi atë dhe 3 pjestarë të tjerë të familjes së tij, në listën e zezë duke i ndaluar hyrjen.

Ndaj, hetimet për Llallën tashmë kanë marrë një kthesë të re, duke e shtuar akoma edhe më shumë listën e provave dhe bashkëpunëtorëve me të cilët besohet se ka arritur që të shfrytëzojë postin për të siguruar të prona por edhe para dhe sende të tjera me vlerë, e më pas për të ndërtuar një skemë për pastrimin e këtyre produkteve të veprës penale. E para në këtë listë besohet se është Rovena Gashi dhe pronat e saj të pa deklaruara.

Përgatiti: Alpenews.al  

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bayern Munich nuk do të lejojë largimin e Lewandowski
Previous article Marco Fassone: Të vazhdojmë me këtë ritëm, llogaritë i bëjmë në fund

Redaktor1

Postime të ngjashme

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador Aktualitet

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT