Ka ndërruar jetë në spital një nga të plagosurat ne aksidentine frikshem qe ndodhi sot ne Milot.
Ajo eshte një nga 3 motrat qe mbeti e plagosur pas perplasjes se dy makinave në aksin Lezhë-Milot.
Mesohet se viktima është me profesion mësuese, teksa policia nuk ka dhene asnje detaj per identitetin e saj dhe te te plagosurve te tjere.
Ndërkohë, në gjendje të rëndë ndodhen edhe dy motrat e tjera të viktimës, si dhe dy të plagosurit e tjerë që ndodheshin në automjetin e dytë.
Në njërën prej makinave udhëtonin 3 motrat, prej të cilave dy mësuese dhe njëra bashkëshortja e drejtorit të spitalit të Lezhës.
Aksident i frikshëm në Milot, 5 të plagosur, mes tyre 3 motra. Njëra makinë po ecte…
Nje aksident i rende raportohet te kete ndodhur kete paradite ne aksin Milot- Mamurras.
aksidenti-933×445
Mesohet se jane perplasur dy mjete prane kryqezimit te Patokut, njeri prej te cileve po ecte ne sensin e kundert.
aksidenti-milot
Raportohet per te plagosur. Policia dhe ambulancat jane nisur drejt vendit te ngjarjes.
Sipas policise, 5 të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spital. Mes të plagosurve janë edhe tre motra.
Policia e Lezhës në një informacion paraprak tha:
Më datë 30.01.2018, rreth orës 12:40 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë -Milot në afersi të kryqëzimit të Patokut ka ndodhur një aksident.
Automjeti tip “Benz” me targa AA308KH dyshohet të ketë qënë duke levizur në sensin e kundert dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targa AA935IO.
Për pasojë janë dëmtuar pesë shtetas të cilet katër janë nisur për në Q.S.U. Tiranë dhe një në Spitain Rajonal të Laçit.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.


