• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KTHEHEN NË BOMBË PËR SHQIPËRINË”/ Anila Hoxha për vrasjen në Fier: Duhet të ketë një strategji për të sëmurët mendorë
Home
Aktualitet
Kronikë

“KTHEHEN NË BOMBË PËR SHQIPËRINË”/ Anila Hoxha për vrasjen në Fier: Duhet të ketë një strategji për të sëmurët mendorë

17 November, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Anila Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për vrasjen tronditëse në Fier, ku 8-vjeçari Mateo Vasiu u rrëmbye dhe u vra nga fqinji Klodian Çalamani.

Ajo tha në “Open” se sot kishte qenë e pranishme sot në familjen Vasiu dhe kishte intervistuar banorët, fqinjët, të cilët kërkonin dënim me vdekje nga autoritetet për autorin e krimit makabër. Hoxha tha ndër të tjera se shteti duhet të ketë një strategji për personat me probleme të shëndetit mendor, që të mos kthehen në një “bombë” për shoqërinë.

Anila Hoxha: Kamera e sigurisë së një fqinji ka ndihmuar efektivët e policisë së Fierit për të gjurmuar në kohë këtë krim makabër. Kam folur me banorë të fshatit të drithëruar, para kamerës refuzonin të jepnin detaje për autorin, por bënin apel që autoritetet të dënojnë me vdekje autorin e këtij krimi.Takova mësuesen e Mateos dhe të gjithë shpërthenin në lot dhe të gjithë pyesnin se çfarë nuk ka funksionuar.

Por nuk u bë asgjë për këtë person, që kur doli nga burgu.Ky autor nuk ishte deklaruar dhe nuk ishte kuruar nga institucionet, ai ishte shpallur fajtor për disa krime.Nuk ngrihet akuza e pengmarrjes. Autori i shpëton drejtësisë me vetëm 4 vite burg. Një drejtësi që nuk ndëshkon siç duhet, të bën të bësh një krim tjetër, hallka tjetër shërbimet sociale, komuniteti dhe në fund ka shumë strategji. Kjo histori u përsërit edhe në Kozanë, Shkodër. Duhet të kenë një strategji për personat me probleme të shëndetit mendor të mos kthehen në një bombë për shoqërinë.

Dje mamaja e Mateos njoftoi policinë dhe policia zbarkoi në fshat dhe nisën kontrollet. Autori ishte nën efektin e alkolit dhe ka shfaqur interes për gjetjen e tij.Mateo shkoi tek shoku i ngushtë dhë shoku nuk ishte, por aty ai bie në kurth. Calamani u shfaq i papenduar për krimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOGËLUSHI LA SHKOLLËN PËR VËLLANË/ Dyshimi për abuzim dhe historia e “dashurisë” që liroi vrasësin
Previous article AKUZOHET PËR GRABITJE/ Arratia në Spanjë zgjat pak për 32-vjeçarin, vodhi 10 mijë euro në një banesë në Shqipëri

Delo.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë Aktualitet

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT