Ksamili ende mbetet plot. Pamjet nga një video e publikuar nga një pushuese në rrjetin social “Instagram” tregon se i gjithë plazhi nga zona e “Tre Ishujve” deri më poshtë ka së tepërmi një fluks turistësh vendas dhe të huaj të cilët po frekuentojnë gjithnjë e më shumë hapësirat e jugut të vendit tonë. Sezoni turistik ende qëndron i hapur, dhe nga disa nisma të Qeverisë mendohet të shtrihet me programe konkrete në të gjitha muajt e vitit.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



