• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KRYETARI JAM UNË…”/ Lulzim Basha: Berisha është pasuri për PD-në, të kandidojë ku të dojë
Home
Politikë

“KRYETARI JAM UNË…”/ Lulzim Basha: Berisha është pasuri për PD-në, të kandidojë ku të dojë

9 February, 2021 F.autor Politikë

“Berisha ka qenë dhe mbetet një vlerë dhe një aset i Partisë Demokratike”- kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një instervistë për Ora News, kur u pyet në lidhje me pozicionin e ish-kryeministrit në zgjedhjet e 25 prillit dhe në cilin qytet do kandidonte.

Basha u shpreh se përvoja e Berishës është e jashtëzakonshme dhe është në shërbim të PD, demokracisë shqiptare dhe të interesit të shqiptarëve.

I pyetur nëse ka nevojë ende për Berishën, Basha u shpreh se “unë kam nevojë për këdo që do të ndihmoj në një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri që funksionon për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për një grusht njerëzish”.

Duke folur për deputetët një kuriozitet i madh i votuesve është pozicioni i Zotit Berisha. Ju si trajner i ekipit po them në thonjëza, do të keni nevojë për shërbimet e tij në 25 Prill dhe nëse po në cilin qark?

Unë e kam bërë fare të qartë që është në dorën e Zotit Berisha nëse do të kandidojë dhe të kandidojë ku dëshiron të kandidojë. Zoti Berisha ka qenë dhe mbetet një vlerë dhe një aset i Partisë Demokratike, përvoja e tij është e jashtëzakonshme dhe është vënë gjithmonë në shërbim jo thjesht dhe vetëm të Partisë Demokratike por të demokracisë shqiptare dhe të interesit të shqiptarëve

Ju keni nevojë për të ende?

Unë jam kryetari i Partisë Demokratike dhe unë kam nevojë për këdo që do të ndihmoj në një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri që funksionon për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për një grusht njerëzish.

Pa pikë diskutimi në këtë betejë ndihem i privilegjuar pse jo i bekuar nga ndihma, vëmendja, këshilla, inkurajimi jo thjeshtë dhe vetëm i figurave të Partisë Demokratike por edhe i figurave të shoqërisë civile që shohin te Partia Demokratike instrumentin e zgjidhjes së krizës më të rëndë do të thoja unë dhe që ka përjetuar vendi në 3 dekada.

Një krizë ekonomike, një krizë politike, një krizë besimi dhe që shikon te Partia Demokratike po kështu shpresën për rikthimin e normalitetit dhe nisjen e rimëkëmbjes ekonomike dhe stabilizimin të një Shqipërie që funksionon siç e thash për të gjithë shqiptarët jo për një grusht njerëzish që sot e trajtojnë si plaçkën e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN SHIFRAT E COVID/ Rriten frikshëm INFEKTIMET dhe vdekjet në Shqipëri: 1,239 raste të reja dhe... (BILANCI)
Previous article DEKLARATA/ Ylli i pornografisë flet për s*ksin me Trump: Ishin sekondat më të këqija të jetës sime, do të kisha vjellë nëse...

F.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT