Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Takimin vjetor të Forumit Ekonomik dhe Mjedisor, që po zhvillohet në Pragë. Në fokus të këtij takimi ishte rëndësia e përdorimit të teknologjive të reja dhe platformave digjitale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.


