Është zhvilluar sot mbledhja e kryesisë kombëtare e Partisë Demokratike Italiane e thirrur me urgjencë pas kërkesës së Presidentit të Republikës për formimin e një qeverie në koalicion me Lëvizjen 5 Yjet. Negociatat e fundit vendosën rrugën e dialogut mes këtyre dy forcave politike, të cilat u kundërshtuan ashpër nga linja renziane e demokratëve italianë.
Kryesia e Partisë Demokratike e përbërë nga kryetari i përkohshëm i saj Maurizio Martina, ku morën pjesë disa nga emrat më të rëndësishëm të qeverisë italiane si Kryeministri Paolo Gentiloni, ish kryeminsitri Matteo Renzi, Ministri i Bendshëm Marco Minitti, Ministri i Drejtësisë etj mori sot vendimin për t’i thënë jo një qeverisje me Lëvizjen 5 Yje e jo nisjes së një dialogu me qëndrën e djathtë italiane.
Dështojnë kështu përsëri përkjekjet e Presiddentit italian për formimin sa më të shpejtë të një qeverrie të re e për t’i dhënë zgjidhje ngërcit që ka mbërthyer vendin që prej zgjedhjeve të 5 marsit.
Pas këtij vendimi të Demokratëve italianë, gjatë orëve të ardhshme pritt vendimi e zgjehdje e re që do të marrë kreu i shtetit Sergio Mattarella.
Ndaj hedhjes poshtë të kërkesës për bashkë qeverisje lideri i Lëvizjes 5 Yje Luigi Di Maio është shprehur se zgjidhja më e drejtë në këtë situatë është rikthimi në votime në muajin qëeshor të këtij viti, hipotezë kjo e përkrahur dhe nga Partia Lidhja në rast se kriza qeveritare nuk gjen krye.
/Ora News.tv/


