Prokurori i Shtetit i Spanjës, Jose Manuel Maza, ka bërë thirrje që të ngrihen akuza për rebelim dhe kryengritje kundër liderëve të Katalonjës, për shkak të përpjekjeve të tyre për ta ndarë rajonin nga Spanja.
Maza, po ashtu ka bërë thirrje që të ngrihen akuza për keqpërdorim të fondeve, raporton Reuters.
Sipas sistemit ligjor të Spanjës, kërkesa i shkon gjykatësit, i cili më pas e merr në konsideratë.
Maza i ka kërkuar gjykatësit t’i thërrasë liderët separatistë të dëshmojnë.
Ndërkohë sot, Madridi vepron për ta marrë kontollin e Katalonjës, përfshirë edhe zëvendësimin e shërbyesve civilë me zyrtarë spanjollë.
/AlpeNews.al/


