Duket se deklarata e bërë nga ambasdori Donald Lu, ka çuar politikën në këmbë. pas reagimit të Petrit Vasilit nga radhët e LSI, është Kryeminitri i vendit Edi Rama i cili tani i bën thirrje, apo ftesë sërish.
Duhet përmendur se sot është edhe afati i fundit për të gjithë kandidaturat, i cili përfundon në orën 18:00.
Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, tashmë është kthyer tema kryesore e tryezës politike. Partia Demokratike po qëndron e tërhequr në këtë debat, duke mos u qasur me emra konkretë, megjithëse PD ka disa kandidatura, që pritet t’i drejtohen kuvendit me kërkesën zyrtare për kandidim.
Nga ana tjetër Partia Socialiste nuk po shpreh zyrtarisht asnjë mbështetje për kandidaturat që janë paraqitur për postin e kryeprokurorit të përkohshëm. Veç emrave që kanë dalë publikisht si Ferdinad Elezi e Henrik Ligori, sot janë shtuar edhe emrat e prokurores Arta Marku e prokurorëve Besnik Muçi e Xhemal Saliasi.
Postimi i plotë i Ramës
LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mbi gjithçka që na ndan në parti të ndryshme. /AlpeNews.al


