• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryeprokurori i ri/ Rakipllari: Degradim i procedurave, garancia e vetme mbështetja e SHBA
Home
Shqipëri

Kryeprokurori i ri/ Rakipllari: Degradim i procedurave, garancia e vetme mbështetja e SHBA

18 December, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Kryeprokurorja e re është në fokus të debatit sot në “Studio e Hapur” në News24. Që nga kandidaturat, përzgjedhja e deri tek votimi në parlament po diskutohen sonte nga gazetarët Robert Rakipllari, Arjan Çani, Ervis Iljazaj dhe Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi.

 

Për sa i përket zgjedhjes së Kryeprokurores së re Arta Marku vetëm me votat e maxhorancës, gazetari Robert Rakipllari se nga pikëpamja e procedurës ka një degradim, por përplasja mes palëve pritej për shkak se si opozita dikur ashtu edhe maxhoranca sot zgjodhën kryeprokurorët. Ai tha se e vetmja garanci është mbështetja që i ka dhënë Kryeprokurorit të përkohshëm.

 

Çfarë e konsideroni seancën e sotme?
Rakipllari: Seanca ishte pak a shumë ajo që pritej. Çështja është që opozita dhe maxhoranca janë palë. Duke qenë palë pritej kjo përplasje. Në krye të prokurorisë ishte një person i zgjedhur nga ata që janë sot në opozitë. Erdhi një kryeprokurore e re që po zgjidhet nga PS. Nga pikëpamja e procedurës ka një degradim të përzgjedhjes. Në qoftë se deri tani Kushtetuta përcaktonte një lloj balance, kjo lloj procedure ishte shumë e çuditshme që nuk përcaktohej në ligj. Për herë të parë pamë kandidatë prokurorë që merreshin në pyetje nga deputetë socialistë në komisionin e ligjeve dhe si përfundim u zgjodh dhe kryeprokuror me 69 vota. Por e reja që ka ky proces është që është mbështetur nga SHBA. I vetmi ngushëllim është që ambasada e SHBA e ka mbështetur. E vetmja garanci si interes publik është që këtë person e ka mbështetur ambasada e SHBA.

A ishte një zgjedhje e paracaktuar?
Rakipllari: Për mua kjo nuk është e rëndësishme. Emri i personit nuk është i rëndësishëm, çështja është tek procesi. Që nga një parti e vetme u zgjodh prokurori i përgjithshëm. Emri do jetë i konsultuar me faktorin ndërkombëtar. E vetmja shpresë që nuk kemi rrëshqitur aty ku thotë opozita. Paragjykimi i opozitës dhe presioni politik besoj që është pozitiv.

Iljazaj: E shoh si tensionim, kulmi i tensionit të një klase politike që ka dominuar drejtësinë në 27 vite dhe tani po e kupton që kjo drejtësi po i rrëshqet nga duart. Unë nuk jam naiv që të mendoj se maxhoranca do zgjedhë një kryeprokurore me votat e saj dhe do jetë e pavarur. Por nuk jam as naiv të besoj që opozita e do reformën në drejtësi dhe maxhoranca nuk e do. Në gjithë këtë situatë ka një garant që është SHBA dhe BE. Qëndrimi i tyre përputhet me maxhorancën. Për mua thelbi i debatit është që a janë garant SHBA dhe BE që ky kryeprokuror sapo të shkojë në zyrë do mbyllë dosjen “Tahiri”. Në këtë situatë kemi misionet ndërkombëtare që thonë se janë pro kryeprokurorit të përkohshëm. Nëse Lu-ja po ja jep kryeprokurorin Ramës më duket pak i besueshëm. Opozita ka kauzën  e saj, le ta bëjë protestën. Nuk përbën problem. Në gjithë këtë histori ka një garant, janë ndërkombëtarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Balla zbulon datën kur zgjidhet kryeprokurori i ri
Previous article Përplasja në Parlament, Arian Çani: A sa bukur, a! Më erdhi keq vetëm për Berishën, duhet të...

k.autor

Postime të ngjashme

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli Politikë

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

ANËTARËSIMI NË BE/ Ferit Hoxha: Duam t’i mbyllim të gjithë kapitujt vitin e ardhshëm, objektivi ynë është i arritshëm Politikë

ANËTARËSIMI NË BE/ Ferit Hoxha: Duam t’i mbyllim të gjithë kapitujt vitin e ardhshëm, objektivi ynë është i arritshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT