Ka nisur mbledhja e përbashkët e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, ku do të shqyrtohet kërkesa e Partisë Demokratike për ndryshimin e Kushtetutës për zgjedhjen e prokurorit të ri të përkohshëm dhe mbarimin e mandatit të Arta Markut.
Gjatë fjalës së tij deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi tha se seanca e 18 dhjetorit, datë në të cilën u zgjodh edhe kryeprokurorja Arta Marku ishte një ndër situatat më të paprecedente. “Jemi ne momentin me te rendesishem te vendimmarrjes e cila duhet te permbledhe dhe pergjegjshmerine e parlamentit shqiptar.
Jane propozime qe zgjidhin ngercin e krijuat. Seanca e 18 dhjetorit ka paraqitur nje nder situatat me te paprecedente lidhur me kushtetutshmërinë e shtetit shqiptar. Nje antikushtetutshmeri po con ne nje antikushtetutshmeri tjeter. Ta veme ne shine kushtetutese procesin e hetimeve penale.
Te evitojmë qe ne te ardhmen e afërt jo te largët sistemi i prokurorisë te mos hyje ne një vale tërmetesh. Propozimi ynë është te kthejme Prokurorin e Pergjithshem ne shinen kushtetuese. Ti nderprejme mandatin prokurorit te zgjidhur ne mënyrë antikushtetuese . Fillojme nje procedure kushtetuese me veting per te gjithe kanddiatet. e zgjedhim prokurorinne ri me shumicen e cilesuar prej 3 /5. Sapo Keshilli i Lartë i Prokurorise te ngrihet siç duhet te zgjedhim prokurorin e pergjithshem me mandat 7-vjecar”, tha Bylykbashi. Ndërkohë, Alket Hyseni tha se: “Prokurori i përkohshëm u zgjodh ne menyre transparente dhe kushtetuese”./Balkanweb


