E ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, gazetarja Klodjana Lala ka dhënë disa emra të cilët mund të jenë si kandidatë të mundshëm për postin e Kryeprokurorit, pas përfundimit të mandatit të kryeprokurorit aktual Adriatik Llalla.“Ferdinand Elezi nga Prokuroria e Durrësit, prokurori Dritan Rreshka, Anila Leka, Henrik Ligori prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, Arben Dollapi, ish-drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme.
Burimi më sqaron se sh-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Adnan Kosova dhe Thoma Jano janë më të vjetër dhe kandidatë më të mundshëm për kryeprokuror- tha Klodjana Lala.


