• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryeprokurori/ Deputetja e PS: Sot jemi afër BE-së. Alibeaj: Rama po na përgjërohet për pakt politik
Home
Shqipëri

Kryeprokurori/ Deputetja e PS: Sot jemi afër BE-së. Alibeaj: Rama po na përgjërohet për pakt politik

11 December, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ftesa e kryeministrit Rama drejtuar kreut të opozitës Lulzim Basha për dialog, në mënyrë që të zgjidhet çështja e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, ka ngjallur debat në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin. Në një përballje në studion e “News 24”, deputetja e PS-së Ermonela Felaj dhe deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, kanë shprehur qëndrimet e tyre sa i takon zgjedhjes së kryeprokurorit të ri, dhe qëndrimeve të forcave politike lidhur me këtë çështje.

Deputeti demokrat tha se Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të zgjidhet me një marrëveshje politike, pasi shkelet kushtetuta. Alibeaj tha se një zgjidhje e tillë, siç e kërkon kryeministri Rama sipas tij, është antikushtetuese dhe anti vetting.

“Kushtetuta thotë se për të zgjedhur prokurorin në do kohë, duhen dy kushte: së pari të zgjidhet me 3 të 5 e votave pra me 84 vota, kushti i dytë është se Prokurori i Përgjithshëm para se të trokasin duhet të kalojnë më parë nga vetting. Pra vetting dhe votim me 3 të 5, në të kundërt nuk ka Prokuror. Rama thotë hajt ta zgjedhim me pazar”, tha Alibeaj.

Pas kësaj ka ndërhyrë deputetja Felaj, e cila tha se opozita nuk e ka dashur asnjëherë vettingun dhe nuk e ka votuar atë.

“Sot jemi më afër BE-së, dhe BE kërkon se përpara se të nisim negociatat të vijojmë me reformën në drejtësi. Ju nuk e keni dashur. Ligji për Vettingun e parashikon që për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, prokurorët dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm do të bëhet me përparësi”, tha deputetja Felaj.

Por sipas deputetit demokrat, një nga kushtet kryesore për integrimin e vendit në BE është lufta kundër krimit, ndaj sipas tij “për këtë arsye Rama po zvarritet dhe po i përgjërohet PD-së për një pakt, që në fakt është një pazar politik”.

Duke u ndalur tek çështja e kryeprokurorit, Alibeaj shtoi se “Kanë vendosur kritere selektive për të çuar aty njerëzit e tyre. Ndaj nuk ka kandidatë. Nuk bëhet fjalë për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm, por do të jetë misionar i Ramës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ​Salah shpallet më i miri i Afrikës
Previous article EKZEKUTIMI I NDOKËS/ Hapet dosja e vrasjes me armë në vitin 2007 për një femër

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT