• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRYEN 26 VJEDHJE/ Si e pësuan 4 “skfiterat” SHQIPTARË kur po iknin jashtë…
Home
Aktualitet
Kronikë

KRYEN 26 VJEDHJE/ Si e pësuan 4 “skfiterat” SHQIPTARË kur po iknin jashtë…

27 March, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë ku dyshohet  se kanë kryer plot 26 vjedhje në Toskana të Italisë.

Hetuesit u shprehën se shifra e vjedhjeve është e saktë dhe se për këto vjedhje janë gjetur prova të shumta. Gjithashtu hetuesit dyshojnë se banda e hajdutëve shqiptarë është më e madhe.

Karabinierët e njësisë operative në Firenze vunë në pranga 4 shqiptarët, të moshave 31 deri 39 vjeç, të cilët konsiderohen anëtarë të një bande kriminale që vepronte në fushën e vjedhjeve dhe të apartamenteve, kryesisht të braktisura.

Grabitësit, pasi thyenin dyer dhe dritare, hynin në banesa me një shpejtësi të rrufeshme. Gjithashtu, grupi përdorte edhe një magazinë dhe në të vendoste gjërat e vjedhura.

Të dyshuarit u arrestuan midis Pizës dhe Montecatini Terme (Pistoia) më 19 mars, ndërsa ata po planifikonin të iknin jashtë vendit. Hetimi është duke u koordinuar nga zyra e prokurorit të Firences Christine Von Borries dhe filloi janarin e kaluar pas një grabitje në Pontassieve (Firence). Grupi dyshohet se kryente edhe vjedhje të makinave, sidomos luksoze.

Hetuesit thanë se janë kryer disa grabitje nga kjo bandë mes datave 7 dhe 10 mars 2019, në komunat Fiesole, Pontassieve, Bagno a Ripoli, në krahinën e Firences, në Montescudaio (Pisa ), Terricciola (Pisa) dhe Collesalvetti (Livorno).

Pas arrestimeve, karabinieria mundi që të sekuestrojë dhe të “kthejë” dy makina të vjedhura, rreth 3 mijë euro të gatshme, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, si ar e flori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MONA E HËNGRE MBETE PA..."/ Kryemadhi i "lë ZOTIN" deputetëve të rinj, komentuesit: Ruaj florinjt ti (FOTO)
Previous article SYNON PËRFORCIME NË VERË/ Perez gati të sakrifikojë "thesarin" e ekipit për...

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET DHE DHUNA NË PROTESTË/ “23 të shoqëruar, një gazetare dhe 6 efektivë të plagosur”, reagon Policia Aktualitet

TENSIONET DHE DHUNA NË PROTESTË/ “23 të shoqëruar, një gazetare dhe 6 efektivë të plagosur”, reagon Policia

PROTESTUESIT RIKTHEHEN TE RRUGA E DURRËSIT/ Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve Aktualitet

PROTESTUESIT RIKTHEHEN TE RRUGA E DURRËSIT/ Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve

TENSIONET TE MINISTRIA E ARSIMIT/ Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, merren me forcë disa protestues Aktualitet

TENSIONET TE MINISTRIA E ARSIMIT/ Policia nis shoqërimet pas përplasjeve fizike, merren me forcë disa protestues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT