• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryeministri izraelit: Kemi fakte se Irani po tenton të krijojë armë bërthamore
Home
Nderkombetare

Kryeministri izraelit: Kemi fakte se Irani po tenton të krijojë armë bërthamore

1 May, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se shteti i tij ka kopje të dhjetëra mijëra dosjeve, të cilat thotë se kanë përmbajtje “inkriminuese” rreth programit bërthamor të Iranit, duke shtuar se ka dëshmi se Teherani po tenton të ketë armë bërthamore.

Në një konferencë në Tel Avivi, Netanyahu tha sot se pasi Irani ka nënshkruar marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore më 2015, Teherani ka fshehur arkivat e programit të tij bërthamor, ku përfshiheshin informacione për planet për të zhvilluar ekuivalentin e “pesë bombave të Hiroshimës që do të vendoseshin në raketa balistike”.

“Irani ka planifikuar për ta vazhduar ndërtimin e armëve bërthamore”, tha Netanyahu.

Irani në vazhdimësi ka thënë se programi i tij bërthamor është krejtësisht për motive paqësore dhe ka mohuar pretendimet se po kërkon të krijojë armë bërthamore.

Ndërkaq, lideri izraelit Netanyahu tha se marrëveshja e vitit 2015 “është e ndërtuar në gënjeshtra”.

Netanyahu tha se Izraeli posedon “kopjet” e rreth 55 mijë dosjeve të arikivit të supozuar iranian. Ai gjithashtu ka shfaqur një video ku shpaqej një ndërtesë bërthamore e Iranit, që nuk është parë më parë.

Netanyahu shtoi se Izraeli i ka ndarë këto informacione me Shtetet e Bashkuara. Ai tha se shpreson që presidenti amerikan, Donald Trump do të bëjë “gjënë e duhur” sa i përket marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Presidenti Trump është kritikues i marrëveshjes bërthamore me Iranin. Ai ka kërkuar që kjo marrëveshje të përmirësohet, në këtë kundërtën ka kërcënuar se Uashingtoni do të tërhiqet nga ky pakt, raporton REL.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITËLINDJET E 1 MAJ/ KUSH FESTON SOT NGA JAMIE DORNAM E DERI TE…
Previous article Mos lejoni që Samiti i Koresë t’ju mashtrojë, kemi qenë këtu edhe më parë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VALË E RE SULMESH NDAJ KIEVIT/ Dronët rusë vrasin 11 persona, 46 të tjerë të plagosur Botë

VALË E RE SULMESH NDAJ KIEVIT/ Dronët rusë vrasin 11 persona, 46 të tjerë të plagosur

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT