Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mohuar ardhjen në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Në një staus në Facebook, shefi i qeverisë së Kosovës, thotë se ai ka pasur një ditë të ngarkuar pune.
“Jam në shtëpinë, me familjen tim”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Një ditë më parë mediat në Kosovë raportuan se Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj janë nisur me urgjencë në Tiranë, ku do takoheshin me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Postimi i Ramush Haradinajt
Lajmi në disa medie se jam nisë në mënyrë urgjente për në Tiranë është i pavërtetë. Pas një dite plot punë, në një vjetorin e qeverisjes dhe që u përmbyll me ndezjen e qirinjve në kujtim të viktimave nga sulmet e 11 shtatorit, jam në shtëpinë time, me familjen time! Nesër, në mëngjes, në ora 07:00, vazhdoj agjendën, në zyrën time, me punë të rregullt.



