Kryeministri Mark Rutte ka mbërritur në Tiranë dhe është mirëpritur nga Kryeministri Edi Rama me një ceremoni shtetërore.
Rama para se të hyjnë në kryeministri e ka prezantuar me kabinetin qeveritar. Pas pak pritet që dy kryeministrat të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët.
Kryeministri i Holandës ka nisur një turn në Ballkan, ku dje ka vizituar Greqinë, ku me kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotaksi folën për marrëdhëniet e mira dypalëshe mes vendeve, klimën, migracionin dhe luftën kundër koronavirusit.
Sot mes kryeministri Rutte dhe kryeministri Rama do të diskutohet ndër të tjera për marrëdhëniet e mira mes Holandës dhe Shqipërisë, bashkëpunimin europian, bashkëpunimin në fushën e policisë dhe drejtësisë, zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimin në NATO.
Rutte më pas do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut. Gjatë vizitës ai do të bisedojë me përfaqësues të të rinjve të shoqërisë civile. Vizita do të përmbyllet me një darkë pune ku kryeministri Rutte dhe kryeministri Zoan Zaev.