• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRYEMINISTRI GREK/ Tsipras shfaqet i përulur dhe mirënjohës para Parlamentit Evropian në Strazburg.
Home
Europë

KRYEMINISTRI GREK/ Tsipras shfaqet i përulur dhe mirënjohës para Parlamentit Evropian në Strazburg.

12 September, 2018 k.autor Europë, Nderkombetare

Çfarë ndryshimi: Tre vjet më parë kryeministri grek gjëmonte kundër shteteve të euros. Tani ai shfaqet i përulur dhe mirënjohës para Parlamentit Evropian në Strazburg.

Vetëm tre javë pasi Greqia la programim financiar evropian të shpëtimit, kryeministri ALexis Tsipras i partisë radikale të majtë “Syriza” tregon një bilanc pozitiv të periudhës së tij të qeverisjes. “Greqia nuk është më pjesë e problemit, por është pjesë e zgjidhjes,” tha kryeministri me krenari. “Pak vetë kanë besuar se ne do arrijmë t’ ia dalim. Por ne ia dolëm”. Greqia respekton kushtet e vëna nga donatorët e zonës së euros, Banka qendrore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Alexis Tsipras lëvdoi reformat e tjera dhe pastrimin e shtetit grek: “Ne e kapërcyem krizën, pa shkatërruar vendin.”

“Solidariteti mund të funksionojë“

Tre vjet më parë, në korrik 2015, gjatë kulmit të krizës greke të borxheve puna ishte krejt ndryshe. Alexis Tsipras, kishte pesë muaj në post dhe ishte gati duke e çuar vendin në falimentim. Në fjalimin e parë mbajtur para Parlamentit Evropian më korrik 2015, Tsipras akuzoi zonën e euros se kishte dështuar dhe se donte të gjunjëzonte Greqinë me politikën e saj të kursimeve.

Ndërkohë këto gjëra nuk përmenden më. Kryeministri i shfaqur si populist i majtë, lëvdoi programin e tretë të shpëtimit si shembull se solidariteti evropian mund të funksionojë. “Ne nuk duam të bëjmë sërish të njëjtin gabim si në të kaluarën”, tha Tsipras. Borxhet e Greqisë janë 180 përqind e prodhimit të brendshëm bruto. Dekada me radhë vendi duhet të ruajë disiplinën buxhetore dhe të paguajë mbrapsht kreditë. Alexis Tsipras është si sigurt se kjo do funksionojë. “Zhvillimi është kthyer. Papunësia ka rënë me dhjetë përqind,” tha Tsipras. Kuota e papunësisë ndodhet megjithatë në gati 20 përqind, gjë që sipas mendimit të Komisarit të BE-së, Valdis Dombrovskis është “e papranueshme”.

Ndryshimi i kryeministrit

Deputeti konservator Esteban Gonzalez Pons, që përfaqëson fraksionin më të madh në Parlamentin Evropian, bën shaka me ndryshimin e kryeministrit grek. “Ju keni ndryshuar shumë”, tha Gonzalez Pons. Në vitin 2015 Greqia ndodhej para rrënimit, por BE e ndihmoi. “Grekët janë për t’u admiruar që duan të qëndrojnë në BE.” Ministrat e qeverisë së tij rrezikuan të shkonin në dështim me politikën e tyre, tha politikani konservator.

Me këtë ai kishte parasysh kryesisht ministrin e Financave të asaj kohe, Jannis Varoufakis, i cili provokonte donatorët në verë të 2015, duke i çuar deri në dëshpërim. Alexis Tsipras pranoi se në tetë vitet e fundit të krizës së borxheve qeveria greke si dhe BE kanë bërë gabime. Qeveria e tij ka zbatuar recetën e duhur. “Po, unë kam ndryshuar,” iu përgjigj Tsiprasi deputetit Gonzalez Pons, por ky nuk është gabim.

Tsipras paralajmëron para rreziqeve të ekstremizmit të djathtë

Kryeministri grek ishte ftuar në Parlamentin Evropian për të folur për vizionet e tij për të ardhmen e BE-së. Por propozimet e tij mbetën idera të përgjithshme. Alexis Tsipras kritikoi politikën ekonomike neoliberale, e cila sipas mendimit të tij ka ndikuar në shtimin e partive ekstremiste të djathta. “E djathta ekstreme zgjon frikën që shkatërron idenë evropiane,” tha Tsipras. Prandaj, tha kryministri grek, Evropa duhet të largohet nga  austeriteti dhe të ndjekë një plan strategjik për përafrime ekonomike të shteteve të BE.

Sistemi i azilit në Evropë duhet reformuar. Evropa duhet të mbrojë qytetarët e vet, të forcojë institucionet e saj dhe të krijojë procese demokratike në marrjen e vendimeve.Tsipras, foli edhe vazhdimin e bisedimeve të pranimit me Turqinë. Greqia përkrah futjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe e sheh veten si forcë garancie për një zhvillim paqësor në rajon. Grindjet për çështjen e emrit me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë mund të përfundojnë tani pas gjashtë vjet bisedimesh, tha Tsipras.

Shefja e fraksionit të majtë, ku merr pjesë edhe partia Syriza e Tsipras, është shumë më kritike me shpëtimin e Greqisë se sa vetë kryeministri grek. Gabi Zimmer kritikoi se politika e kursimeve ka shkaktuar “katastrofë humanitare” dhe varfëri në Greqi. Borxhet janë ende për t’u paguar. “Çfarë ka ndodhur me idenë e konferencës për borxhet, jo vetëm për Greqinë por edhe për shtetet e tjera?”, tha Gabi Zimmer nga partia gjermane E majta. Faljen e borxheve, për të cilën po flet Zimmer, nuk e ka kërkuar ndonjëherë as Tsipras. Gabi Zimmer akuzoi shtetet e BE-së se duan ta mbajnë Greqinë të dobët, për të treguar se një qeveri e majtë nuk mund të funksionojë. Tsipras tregoi të kundërtën.

Tsipras në koalicion me populistët e djathtë

Kryeministri grek është në koalicion në Athinë me populistët e djathtë të partisë “ANEL”, të cilët flasin kundër politikës së shpëtimit dhe nxisin ressentiments anti-gjermane. E djathta që Tsipras kritikoi në fjalimin e tij, është e ulur në tavolinën e kabinetit të tij në Athinë.

Fjalimi i kryeministrit grek ishte pjesë e një serie fjalimesh, që Parlamenti Evropian ka organizuar para zgjedhjeve evropiane më 2019. Deri tani kanë folur kryetarët e qeverive të Francës, Luksemburgut dhe Irlandës. Në vjeshtë për të ardhmen e Evropës do të flasë kancelarja gjermane Angela Merkel. Ditën e martë debati u ndoq pak. Interesi i 750 deputetëve ishte i pakët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË VOGLA NË MOSHË POR ME SYNIME TË QARTA/ 5 vajzat që ‘Miss Albania 2001’ u hapi dyert e jetës (FOTO)
Previous article HUMBJA ME SPANJËN/ Dalic: Luajtën futboll fantastik, na mundi me autoritet

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT