• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KRYEMINISTËR I KOSOVËS TË BËHET THAÇI”/ Grenell bën thirrje: Pas Hagës, të rikthehet në politikë
Home
Rajon

“KRYEMINISTËR I KOSOVËS TË BËHET THAÇI”/ Grenell bën thirrje: Pas Hagës, të rikthehet në politikë

7 March, 2026 s.autor Rajon

Richard Grenell bëri thirrje për rikthimin në politikë të ush presidentit të Kosovës, Hashim Thaci.

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione të posaçme, thotë se Thaci mund të marrë postin e kryeministrit në të ardhmen. Komentet e tij vijnë në kohën kur Kosova përballet me mundësinë e zgjedhjeve të reja pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e parlamentit, hap ky të cilin, Grenell e priti me gëzim, cka u pa qarte edhe ne postimin e tij në rrjetin social X.

“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçit! Thaçi për kryeministër”, u shpreh Grenell.

Thaçi aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, akuza ndaj të cilave është deklaruar i pafajshëm.Procesi gjyqësor ndaj tij po shkon aktualisht drejt përfundimit.

Komentet e Grenellit vijnë në një moment tensioni politik në Kosovë, pasi vendi po përballet me krizë institucionale lidhur me zgjedhjen e presidentit. Richard Grenell ka qenë i përfshirë edhe më herët në zhvillimet politike që lidhen me Kosovën. Nëntorin e vitit 2019, ai u emërua nga Trump, asokohe në mandatin e parë, si i dërguar i posaçëm për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Në vitin 2020, gjatë atij mandati, Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike-të njohur si Marrëveshja e Uashingtonit- e cila megjithatë nuk u zbatua kurrë në tërësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe i drejtohet popullit: Ju premtoj se do t’ju mbrojmë
Previous article "DO GODASIM ÇDO FUNKSIONAR QË BASHKËPUNON ME KRIMIN"/ Kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

s.autor

Postime të ngjashme

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit Rajon

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT